Home / Lajme / Gjykata sot shpall vendimin për Fatmir Limajn
limaj

Gjykata sot shpall vendimin për Fatmir Limajn

Gjykata në Prishtinë sot do të shpallë aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Transportit, tani zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj.

Ai akuzohet për krim të organizuar dhe korrupsion dhe për kurdisje tenderësh në kohën sa Limaj ka qenë ministër i Transportit nga radhët e PDK-së.

Dje në fjalën përfundimtare, Fatmir Limaj tha se nuk ka prova që e bëjnë atë fajtor në lidhje me këto vepra.

Edhe avokati ka deklaruar se klienti i tij nuk ka keqpërdorur asnjë cent në Ministrinë e Transportit.

Veç Limajt për këtë rast akuzohen edhe Endrit Shala, Florim Zuka, Shpëtim Telaku dhe Nexhat Krasniqi./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,