Home / Politika / Haradinaj: Gjilanasit e kan perjetuar mese keqi qeverisjen Thaçi
Ramush_Haradinaj

Haradinaj: Gjilanasit e kan perjetuar mese keqi qeverisjen Thaçi

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, fjalimi ne tij në tubimin përmbyllës ne Gjilan e ka nis me kritika të ashpëra në adresë të qeverisë së Hashim Thaçi, por nuk e ka kursyer as liderin e opozitës Isa Mustafën e LDK-së.


Haradinaj ka thënë se gjilanasve është e kot tu thuhet se sa e keqe ka qenë qeverisja Thaçi në këto mandate të saj sepse ajo e ka përjetuar atë më së rëndi, bile gjilanasit mund ti tregojnë krejt Kosovën për jetën e rëndë me qeverisjen Thaçi.

Ai ka kërkuar nga gjilanasit që të mos e votojnë më këtë qeveri të keqe sepse jeta e tyre do të bëhet edhe më e rëndë.

Haradinaj ka qenë kritik edhe ndaj Isa Mustafës ës LDK-së, për të cilin tha se po thotë se do të fitojë dhe do ti zgjidh problemet e vendit, por ai humbi në Prishtinë, e cila ka më pak probleme e le më në krejt vendin.

Me këtë rast, ai ka ftuar të gjithë gjilanasit që me 8 qershor duhet të dalin të votojnë për një Kosovë krejt tjetër, e që sipas tij me AAK-në do ët kemi një Kosovës krejt tjetër. Një Kosovë, pa korrupsion, pa luks të tepruar, pa evazion fiskal e informalitet por një Kosovë me rend e ligj.

Haradinaj tha se vetëm duke ndalur këto, pra duke e mundur, korrupsionin, evazionin fiskal, luksin e tepruar megalomaninë qeveritar, Gjilani do të dilte në dritë, ngase siç u shpreh ai, Gjilani e Anamorava është izoluar e pa investime për shkak të një qeverisje të keqe.

Për, tu ndryshuar kjo ai kërkoi votën për drejtimin e ri votë për kandidatët e AAK-së të kësaj ane duke i ftuar të gjithë ër të mbështetur numri 44.

Akademik Nexhat Daci (LDD), që është pjesë e listës së AAK-së vlerësoi lartë këtë listë pasi tha se në krye të saj kemi njeriun e dëshmuar Ramush Haradinaj për të cilin tha se do të jetë kryeministër i vendit dhe nën numri 4 është edhe vet ai por edhe me të tjerët do të ketë mundësi për zhvillim të vendit.

Siç tha Daci, Kosova është lodhur dhe ka mbetur shumë prapa dhe jo për fajin e qytetarit, dhe se ka nevojë për një drejtim të ri, atë të zhvillimit të vendit.

Rexhep Kadriu, kryetar dege dhe kandidat për deputet i ka quajtur përkrahësit e AAK-së njerëz të fitores duke shpreh besimin e plotë se me drejtimin e ri do të fitojë Gjilani do të fitojë Kosova.

Edhe Kadriu ka qenë i rreptë në kritika ndaj qeverisjes Thaçi duke thënë se për shtatë vite e harroi Gjilani ne Anamoravën, kësaj pjese ju mbyll dera, dhe se kryeministri Thaçi e personalizoi qeverinë e buxhetin kurrë nuk krijojë hapësirë në qeveri për gjilanasit, dhe se në Gjilan ka ardhur veç për vota.

Kadriu i ka ftuar gjilanasit ta rrëzojnë këtë qeveri me votë, me datën 8 qershor, sepse ajo nuk ka zgjidhje për nevojat e qytetarit, derisa tha se AAK me drejtimin e ri ka një rrugëzgjidhje. Sipas tij, AAK në krye me Haradinaj dhe me drejtimin e ri do të qoj vendin drejt zhvillimit.

Ahmet Isufi kandidati tjetër tha se Kosova më nuk guxon të ecë rrugës së vjetër por drejtimit të ri, Ai tha se Kosova është keq dhe kështu e ka katandisur kjo qeverisje për mandatet e saja që nuk po mund ti qoj as deri në fund.

Isufi tha se AAK ka ekipin më të mirë, ka prijësin më të mirë dhe duhet mbështetur që Kosova të shkoj atje ku e kanë dashtë ata që u flijuan, ata që u sakrifikuan për vendin.

Fehmi Fetahi, afaristi i suksesëshum ne zvicer por sefundi edhe ne Kosovë, poseqerisht ne Gjilan , tani kandidat për deputet, tha se është kthyer nga mërgata për të dhënë kontributin e tij veçmas në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se kjo sipas tij mundet vetëm me drejtimi ne ri, me kryeministrin e ri që vendi të zhvillohet e qytetarëve tu ngritët mirëqenia.

Nijazi idrizi kandidati tjetër tha se AAK po e bënë një ofertë të mirë për ndryshim që i duhet vendit sepse vendi është keq dhe se duhet nfalur drejtimi i vjetër, pasi vendit i duhet drejtim i ri.

Drita Maliqi– Zunce kandidate për depotete ne parlamentin e Kosovës,  duke kërkuar mbështetje për listë ne AAK-së tha se drejtimi iRi, nuk është opsion por është zgjidhje.

Sipas saj, ata që kanë dështuar deri më tani me qeverisje nuk mund të ofrojnë zgjidhje për problemet e qytetarëve por këtë mund ta bëjë vetem AAK, me qevisjen e saj me ne krye Ramush Haradinaj.

 Magbule Shkodra ka ftuar gjilanasit ti japin votë kandidatëve ët AAK-së, ta mbështesin drejtimin e ri, zhvillimin e vendit qe te ken nje jet me të mir. /RadioRINIA/