Home / Politika / Haradinaj: Mali Zi nuk e do tokën tonë, pushtetarët po i thonë, merre
haredinaj_2015

Haradinaj: Mali Zi nuk e do tokën tonë, pushtetarët po i thonë, merre

Gjilani e Anamorava sot janë bashkuar për ta ndalur të keqen, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa është kthyer në histori për të përmendur emrat që i ka dhënë kjo trevë e Kosovës për lirinë e vendit.

“Në të kaluarën është luftuar edhe me pushkë, por sot ju jeni duke luftuar në një mënyrë për ta ndalur të keqen”, ka thënë Haradinaj, në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në sheshin e Gjilanit, në atë që opozita e ka thirrur si Manifestim për Republikën.

“Mali i Zi po thotë nuk duam tokë të Kosovës, e pushtetarët tanë prapë po duan që t’i japin. Por janë disa djem e vajza që janë mbledhur për t’i thënë jo Marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën. E pushteti po i burgos vetëm për të na futur frikën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pushteti po tenton të frikësojë opozitën për t’i pranuar marrëveshjet e dëmshme.

“Njëherë na kanë quajtur banditë e kriminelë. Na kanë thanë kështu për me ju ndalë juve mos me i kundërshtu marrëveshjet. Pas një kohe na ftuan për të biseduar”, ka thënë Haradinaj.

“Kosova është e gjithë qytetarëve e edhe e serbëve. Por, jo e Serbisë. marrëveshjet e dëmshme për vendin, Zajednica dhe Demarakcioni nuk kalojnë”, ka shtuar ai.

Ai tha se Kosova është bërë vendi më i korruptuar dhe më i pa zhvilluar ekonomikisht.

“Kanë arrestuar nënë të fëmijëve vetëm të na frikojnë neve por po gabojnë këta siç kanë gabuar edhe më parë të tjerët sepse nuk mundesh shqiptarët t’i detyrosh me zorë për të pranuar diçka të keqe për vendin e vet. Kosova është e gjithë qytetarëve edhe e serbëve të Serbisë por jo e Serbisë dhe Serbia nuk mund të vendos për Kosovën. Nga Gjilani po e forcojmë një porosi se marrëveshjet nuk kalojnë”, tha Haradinaj.

Nga radhët e AAK-së, para qytetarëve të Anamoravës ka folur edhe numri dy i partisë Ahmet Isufi, i cili e ka nisur fjalimin e tij duke i pyetur qytetarët e mbledhur se a janë kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi.

Pasi ka marrë përgjigjen e pritur, ai ka thënë se kjo është “fjala e popullit për këto Marrëveshje”.  /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,