Home / Politika / Haziri: Duhet të zbardhet vrasja politike e Ahmet Krasniqit
lutfi_haziri

Haziri: Duhet të zbardhet vrasja politike e Ahmet Krasniqit

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se duhet të zbardhet vrasjes politike të kryera ndaj zyrtarëve të LDK’së.

Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e vrasjes edhe të Ahmet Krasniqit, i cili sot ka mbushur 16 vjet prej se kur ishte vrarë në Tiranë.

ahmet_Krasniqi

Sot janë bërë 16 vite nga vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njeriut i cili qëndroi i pathyeshëm përballë armikut shekullor. Që nga ajo ditë e deri më sot, kjo vrasje makabre vazhdon të mbetet mister dhe kjo duhet të prekë thellë ndërgjegjen tonë.

Duhet të angazhohemi që sa më parë të zbardhet kjo vrasje dhe vrasjet tjera të pasluftës, në mënyrë që eshtrat e kolonel Krasniqit dhe të tjerëve të pushojnë të qetë.

Kolonel Ahmet Krasniqi nuk është më në mesin tonë, por veprat heroike të këtij kolosi do të jetojnë sa t’jetë jeta. Ngushllime familjes, miqve, dashamirëve. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit!