Home / Politika / Haziri: Kritikon Skënder Hysenin e Bekim Çollakun
lutfi_haziri

Haziri: Kritikon Skënder Hysenin e Bekim Çollakun

Gjilan – Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe i pari i Gjilanit Lutfi Haziri nuk duket të jetë i kënaqur me dy Ministra. Kështu ai thotë se Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni dhe Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku duhet të detyrohen që të punojnë nga 7 ditë në javë dhe nga 24 orë në ditë.

Ata, sipas tij e kanë për detyrë të menaxhojnë krizën e humbjes së shpresës dhe marrin datën për liberalizimin e vizave. Kjo kritikë e Hazirit vjen pas situatës së krijuar kohëve të fundit. Nëse ajo do të ketë ndonjë efekt- mbetet të shihet. Por kritia indirekte e Lutës është e vlefshme kur dihet që si njëri ashtu edhe Ministri tjetër duket të jenë absolutisht të paaftë të menaxhojnë me Krizën.

Derisa Çollaku vrapon pas shefit të tij herë në Vjenë e herë në SHBA prej ku edhe “poston” video kundër emigrimit- i dyti si fodull që është “gjen” fajtorët e emigrimit tek trafikantët- thuajse s’e kemi ditur këtë gjë….

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit në FB:

Kryeministri i ri i Republikës, pas vendimit për faljen e borxheve të qytetarëve për periudhën para idenpedente (vlen të theksohet se është pjesë e programit dhe vendim i qëlluar), tash duhet sjell vendimin e dytë: Skënder Hyseni e Bekim Qollaku të detyrohen tash e tutje të punojnë 7 ditë e 24 orë në Prishtinë për të menagjuar krizën e ‘humbjes së shpresës’ së qytetarëve dhe ta rikthejnë në një qëllim që të arrihet marrja e datës për liberalizimin e vizave. Na e kanë borxh të gjithë neve, e mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës.

Këta dy ministra nuk kanë detyra tjera pos marrjes së kësaj ‘farë date’ që na çmendi qe gjashtë vje! E kemi për obligim të shpjegojmë detyrimet, obligimet, kufizimet dhe të drejtat e udhëtimit, por ama si mundësi që do ta ketë secili qytetar i Kosovës që merr udhën për Europë…! Ama veç ministrat po sillen ashtu sepse qytetarët e kanë udhën e vjetër prap përmes Tisës, Suboticës e me një ndalje në Beograd. Edhe pas 70-vjetësh e njejta histori. Ka ardhë koha që të ndalet. Ju mund ta ndalni nese këta dy ministra e kanë përnjëmend dhe punojnë me disiplinë në agjendën tuaj! LH

/RadioRINIA/