Home / Politika / Haziri: LDK me qeverisjen e mirë, ia ktheu dinjitetin gjilanasve
LDK_Gjilan

Haziri: LDK me qeverisjen e mirë, ia ktheu dinjitetin gjilanasve

ldk_gjilan1Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e rregullt me strukturat e partisë, duke filluar nga Kryesia, Forumi i Gruas dhe Forumi i Rinisë, të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri.

Në këtë takim, përvec tjerash, është folur për politikat komunale dhe të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Haziri për udhëheqjen e suksesshme dhe në mënyrë të ndershme të Komunës së Gjilanit.

Duke folur për 100 ditëshin e qeverisjes, kryetari Lutfi Haziri ka pohuar se gjatë kësaj kohe të qeverisjes, të gjitha sektoret e Komunës janë vënë në binarë të drejt dhe se i është kthyer dinjiteti gjilanasve.

Ndryshe, tash e tutje Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan po bëhet gati për zgjedhjet nacionale, të cilat do t’i fitojë sërish në mënyrë plebishitare dhe do të qeverisë me vendin në mënyrë të ndershme, thuhet ne kumunikaten e leshuar nga LDK, dega ne Gjilan. /RadioRINIA/

ldk_gjilan2

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,