Home / Lajme / Haziri: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK, kemi koalicion me qytetarët
luta

Haziri: Nuk do të bëjmë koalicion me PDK, kemi koalicion me qytetarët

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutif Haziri, ka thënë se nuk do të bëjë koalicion  me Partinë Demokratike të Kosovës, siç i quan ai “mashtrues dhe blerës të votave”.

Siç e dim nga rezultati i zgjedhjeve lolake të mbajtura me 22 tetor, në balotazh për të parin e Gjilanit, janë Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haziri, gjatë emisionit “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka deklaruar se nuk do të bëjë kompromise me PDK, dhe se kjo parti ka shënuar humbje të mëdha të votave në Gjilan.

“Ne si parti politike kemi rritje të votës në Gjilan, dhe kështu do të bëjmë koalicion vetëm me qytetarët e kësaj komune. Në mirëbesim me qytetarët, ashtu si në vitin 2013, presim që mbështetja e tyre do të jetë masive. Do t’i përkushtohemi maksimalisht kësaj lidhjeje”, ka poptencuar Haziri.

 

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,