Home / Politika / Haziri: Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë
haziri_ldk

Haziri: Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë

Gjilan – Lutfi Haziri ka shkruar nepërmjet rrjetit social facebook, se Eurodeputetja zonja Doris Pack e ka dhënë qëndrimin e vetë, që unë e respektoj, por po e ritheksoj se koalicioni LDK-PDK ka qenë në fuqi dhe është ndërprerë njëanshëm nga LDK.

Nuk duhet harruar ky fakt. Këtë fakt edhe zonja Pack e di. Prishja e njëanshme e koalicionit ‘guns n’ roses’ nga ana e LDK-së duhet të shihet si momentum kur është divorcuar politikisht koalicioni i madh në Kosovë për shkak të mosfunksionimit.

Nuk është pengesë që edhe me Vetëvendosjen të bisedohet për partneritet, pse jo? Vetëvendosje është forcë politike parlamentare, forcë politike me ideologji të qartë dhe me kërkesa të qarta. Deri tash është punuar në parime programore dhe në angazhime të përbashkëta. Po punohet më shumë në pikat që përafrojnë sesa në pikat që ndajnë, ka then Haziri. /RadioRINIA/