Home / Politika / Haziri: Vendi ynë ka nevojë për zhvillim e jo bllokadë
luti_haziri

Haziri: Vendi ynë ka nevojë për zhvillim e jo bllokadë

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vazhdon me postime të tija në profilin e tij në facebook. Kësaj here Haziri ka thënë se ka ardhur koha për zgjidhje institucionale dhe nuk guxojmë të vazhdojmë me gërryerjen e kohës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Ja postimi i plotë i Hazirit:
Ka ardhur koha për zgjidhje institucionale dhe nuk guxojmë të vazhdojmë me gërryerjen e kohës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Është koha të dëshmojmë pjekuri politike, por edhe tolerancë në mënyrë që shumica parlamentare të marrë obligimet para qytetarëve, shtetit, e faktorit ndërkombëtar.

Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, e jo bllokadë. Kosova ka treguar maturi, bashkëpunim, e pjekuri politike, gjithmonë kur vendi ka bërë thirrje. S’ka nevojë të na detyrojnë për ‘klithje’ në zgjidhjen e situatës më të re politike. Qytetarët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për mirëqenie, zhvillim, progres, punësim…LH.  /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,