Home / Politika / Hyseni: Mos lejoni askend tjetër të vendos për fatin tuaj
L.Hyseni (1)

Hyseni: Mos lejoni askend tjetër të vendos për fatin tuaj

Gjilan – Kryetari i Aleances se te Rinjve ne Gjilan Labinot Hyseni thot se shpërbërja e Parlamentit të Kosovës, që po qon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme më 8 qershor të këtij viti, po i përshpejton edhe bindjet e qytetarëve për të hedhur “tikun” aty ku përfqasimi i tyre do të jetë I denjë dhe besimi për një të ardhme më të mirë do të jetë i pakusht.

Hyseni theksoi se zgjedhjet nacionale që do të mbahen brenda më pak se një muaji, do të jenë vendimtare në  ndryshimin që pritet të ndodhë në skenën politike në Kosovë.

E mira e këtyre zgjedhjeve është një subjekt politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lista me kandidatë për deputetë e së cilës ka përbërje profesionale dhe të zgjedhur, përzgjedhje kjo në mesin e së cilës gjenden pesë më të mirët, të cilët deri tani në shumë forma e kanë dëshmuar vullnetin e tyre me punë dhe angazhim për qytetarin e Kosovës dhe vendin tonë.

Së pari, si qytetarë i Gjilanit, si një njeri që jetojë dhe veprojë në këtë qytet dhe së dyti si kryetar i Aleancës së të Rinjve në Gjilan, bashkë më strukturën e të rinjve përkrahim zëshëm pesë kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Gjilani, kryetarin e AAK-së në Gjilan dhe nënkryetarin e komunës Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së në Qendër, ish-komandantin e ZOK dhe ish-deputet Ahmet Isufi, ish-deputetin Nijazi Idrizi, profesoreshën Magbule Shkodra si dhe veprimtarin dhe biznesmenin Fehmi Fetahu.

Nuk dua që të bëjë presion mbi askënd që ti përkrahë këta pesë kandidatë, por arsyeja pse si rini kërkojmë përkrahje publike, është vet puna që këta pesë kandidatë e kanë bërë vazhdueshëm dhe merita që ata të shkojnë deri aty ku neve se gjilanas mund të na përfaqësojnë në tërësi dhe të punojnë për përmbushjen e secilës kërkesë tonën.

Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe nënkryetar i komunës së Gjilanit, e ka dëshmuar humanizmin e tij dhe dëshirën për ti dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Në baza krejtësisht vullnetare ka ndërtuar rrugë, kanalizime, ka ndriquar lagje, ka gjelbëruar hapësira të ndryshme, ka ndihmuar qytetarët në forma të shumta e madje ka hedhur edhe kulm mbi kokat e bashkë-qytetarëve tanë të harruar dikur nga pushteti. Këtë frymë ai po e vazhdon edhe tani si nënkryetar i komunës, duke treguar një përkushtim të pashoq në detyrën e tij thot Hyseni.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dikur ministër ne qeverinë Haradinaj, ish-deputet i Parlamentit të Kosovës dhe ish-komandant i Zonës Operative të Karadakut, dëshirën e tij të madhe për një Kosovë të lirë dhe sovrane e shprehu edhe me pushkë edhe me politikë. Veprimtar i njohur i cështjes kombëtarë, komandant që luftoi dhe politikan që me mish e me shpirt u angazhua për këtë vend, që nuk u akuzua asnjëherë nga askush dhe që nuk u vë asnjëherë në dyshim veprimtaria e tij, padyshim që meriton ta dërgojmë aty ku do të mund të vazhdojë rrugën e tij të nisur.

Nijazi Idrizi, ish-deputet i cili së fundi iu bashkua AAK-së, me vet aderimin e tij në subjektin tonë politik, lë të kuptojë se është koha për orientime të tjera dhe ndryshime të mëdha në skenën politike. Ai erdhi aty ku punohet për cështjen kombëtare, aty ku ka shpresë dhe vision që do të jetë më mirë për qytetarët e Kosovës.

E njejta vlenë edhe për profesoreshën Magbule Shkodra, studiuese e shkencave ingjinierike në Londër, e njohur për specifikat në fushën e saj si dhe biznesmeni Fehmi Fetahu, njëherit themelues i fondacionit humanitar “Fehmi Fetahu” për ti dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit, meritojnë të ulen aty prej nga ndihma e tyre dhe profesionalizmi do të jetë më konkret dhe më i drejtpërdrejtë për qytetarët.

Prandaj, qytetarë të Gjilanit dhe më gjerë, në emër të Aleancës së të Rinjve në Gjilan, ju  bëjë thirrje që të mos lejoni lëshime, që të mos lejoni asken tjetër të vendos për atë që është më e mira për ju sugjeron Hyseni. Të mendoheni mirë dhë arsyeshëm, në mënyrë që vota juaj të shkojë aty ku do të preket interesi jonë. Aty ku do të ketë dyer të hapura për ne dhe alternativa të reja. Aty ku do të ketë vende pune për të rinjtë, aty ku do të ketë platform sinë arsim poashtu edhe në shëndetësi, ekonomi dhe bujqësi.

Ta hidhni votën vetëm aty ku shihet dritë, aty  ku e ardhmja e shumë pritur e vendit tonë mund të lind më në fund, prandaj jepini ju jetë, duke votuar për drejtimin e ri për Kosovën, duke votuar për AAK-në, ka thën ne fund Labinot Hyseni kryetari i Aleances se te Rinjve ne Gjilan. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,