Home / Teknologji / ICS për SGS II së shpejti

ICS për SGS II së shpejti

Pronarëve të smartphone-it Galaxy S II të Samsung gjatë fillimit të vitit u është premtuar mbindërtimi në Ice Cream Sandwich. Tani vjen edhe konfirmimi zyrtar se kur pritet të ndodhë kjo.

Në të vërtetë, sipas informatave nga faqja zyrtare në Facebook e departamentit të Samsung në Izrael, mbindërtimi do të arrij me 15 mars, ndërsa do të plasohet në pajisjet e mbyllura në rrjetat e operatorëve mobil, por edhe në ato që janë të hapura. Nga risitë të cilat sjell ICS theksohet ndërfaqja më e mirë, puna më e shpejtë, përkrahja për shfletuesin Chrome, Face Unlock dhe Android Beam.

Por, informatat nga Facebook duhet marrë me një dozë dyshimi. Në shumë raste ishim dëshmitarë të “ngatërresave” të PR ekspertëve të kompanive të cilët dilnin me informata të pa verifikuara, madje dhe me informata kundërthënëse. Prapëseprapë, nëse kjo informatë tregohet të jetë e saktë, mbindërtimi në ICS edhe për pronarët evropian të SGS II do të ndodhë shumë shpejtë

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,