| Policia e gatshme pėr procesin zgjedhor nė Gjilan |
|
Të gjitha këto pika do të sigurohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit. Për sigurinë rreth këtij procesi zgjedhor do të jenë të angazhuar mbi 100 zyrtarë policorë. Të gjithë pjesëtarët e PK-së të përfshirë në këtë proces këtë ditë do të punojnë me orar të zgjatur 12 orësh. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përgatitur edhe një plan policor që konsiston në sigurimin e vendvotimeve, përcjelljen e sigurt të materialit zgjedhor, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend si dhe parandalimin dhe luftimin e krimit./Radio Rinia/.
Marrëveshja me Bechtel & Enka para përfundimit
Q Kryeministri Thaçi ka njohur kabinetin qeveritar se javën e ardhshme në Kosovë do të qëndrojë në Kosovë, komisari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn. Ai ka theksuar se së shpejti Kosova do të marrë pyetësorët për marrëdhënie tregtare me BE-në dhe për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të angazhohet maksimalisht në plotësimin e të gjitha kritereve dhe kërkesave nga ana kosovare. Në mbledhje, Thaçi ka thënë se së shpejti pritet përfundimi i marrëveshjes me kompaninë Bechtel&Enka, për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdare dhe pritet që për një kohë të shkurtër të përfundojë edhe procesi i koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës./Radio Rinia/.
EULEX-i dënon sulmin në veri
Misioni i EULEX-it e ka dënuar fuqishëm sulmin në vijën e kufirit (Porta 31) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës. “Sot në mëngjes (13 mars 2010) rreth orës 01.00, një makinë e EULEX-it është qëlluar me armë dhe ka pësuar dëmtime. Po ashtu, një objekt-kontejner i Policisë së Kosovës ka pësuar dëme të vogla nga një mjet shpërthyes”, theksohet në komunikatën e EULEX-it. “Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por EULEX-i dëshiron të theksojë se ky akt kriminal dhe kundër jetës nuk i shërben interesave të qytetarëve, të të gjitha komuniteteve, në Kosovë”, thuhet në komunikatën e këtij misioni. Ky akt, siç thekson EULEX-i, nuk i shërben interesave të Kosovës e as tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane të mëtejme. “Asnjëherë dhuna nuk mund të jetë zgjidhja”, përfundon komunikata./Radio Rinia/.
Sulmohet një veturë e EULEX-it në veri
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas orëve të mesnatës kur persona tash për tash të panjohur për policinë kanë shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të EUELX-it. “Mbrëmë në ora 00.35 është regjistruar një sulm me armë zjarri dhe hedhje të mjetit shpërthyes te porta kufitare numër 31, në një veturë të EULEX-it, e cila ndodhej në atë portë”, ka thënë Kelani. Ai ka shtuar se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëmtime në veturë, ndërkohë që Policia e Kosovës së bashku me Policinë e EULEX-it ka nisur hetimet. “Tash për tash nuk ka të arrestuar rreth këtij rasti”, ka thënë Kelani, duke shtuar se detajet e tjera në lidhje me rastin do të publikohen gjatë ditës. /rtv21/rtk/Radio Rinia/.
Hyseni kërkon liberalizim të vizave edhe për Kosovën Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka pritur të hënën një delegacion nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komunitete të Parlamentit të Italisë, kryesuar nga Stefano Stefani, kryetar i këtij komisioni. Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe parlamentarët italianë folën për shumë çështje që kishin të bënin me Kosovën, progresin e saj, zhvillimet e brendshme si dhe raportet me Serbinë. Procesi i liberalizimit të vizave, theksoi ministri Hyseni, ndërlidhet me çështje të natyrës teknike, për çka edhe nuk ka pse të kthehet e të ndërlidhet me çështje të natyrës politike./Radio Rinia/. Leonora kopjon Madonnan Një klip i punuar nga regjisori maqedonas Alexander, por nuk dimë se e kujt ishte ideja që Leonora të imitonte Mbretëreshën e muzikës pop, Madonna. Njëra nga skenat që bie në sy te videoklipi i Leonorës, i ngjan klipit të Madonnas, “Die Another Day”. /Radio Rinia/. Kush u kujdes për pamjen? Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time./Radio Rinia/. |
| Main Menu | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
| Flash Lajme |
|---|
| Login Form |
|---|
| Visitorcounter |
|---|
|
77117Gjithsej 56Sot 194Dje 1.94Ų Pro Tag: |
| marketing |
|---|
|
|







Një veturë e EULEX-it është sulmuar në mesnatë në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Zubin Potok. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani konfirmoi se vetura është gjuajtur me armë zjarri dhe me mjet shpërthyes. 

"Mos më kopjo mua", thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht për mediat e shkruara. Këtë radhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për "Panorama plus".



