Home / Ekonomi / Institucionet japin 7.2 milionë euro për vetura me qira
vetura-zyrtare-para-qeverise-driton-bublaku-6--780x439

Institucionet japin 7.2 milionë euro për vetura me qira

Institucionet e Kosovës do t’i japin 7.2 milionë euro për shfrytëzim të 358 automjeteve me qira për 66 muaj. Për shfrytëzimin e një veture “Dacia Sandero Ambiance” institucionet do t’i paguajnë 247 euro në muaj, derisa për shfrytëzimin e një automjeti “Renault Megan” do t’i paguajnë 347 euro në muaj.

Institucionet e Kosovës do t’i shpenzojnë më shumë se 7.2 milionë euro për 358 vetura të cilat ata do t’i marrin me qira për 66 muajt e ardhshëm.

Në bazë të dokumenteve që ka siguruar shihet se përmes një tenderi publik të zhvilluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kompania “Automita” ka fituar 4 llote të tenderit “Shfrytëzimi afatgjatë i automjeteve me qira”, e ku vlera e të gjitha lloteve së është mbi 7.2 milionë euro, derisa kontrata mes autoritetit kontraktues dhe kompanisë fituese është nënshkruar më 16 dhe 24 tetor të këtij viti.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga gazeta shihet se për një veturë “Dacia Sandero Ambiance” institucionet që do ta përdorin atë do ta paguajnë një qira mujore prej 247 eurosh, apo në total më shumë se 16 mijë euro. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,