Home / Teknologji / iPhone 5 del në vjeshtë?

iPhone 5 del në vjeshtë?

Nëse jeni adhurues i telefonave të Apple, atëherë duroni edhe pak kohë derisa në treg të paraqitet modeli i ri i iPhone, i cili do ta pasojë versionin e fundit, iPhone 4S.

Gjenerata e gjashtë e iPhone është në përgatitje, thuhet sipas një portali japonez, i cili njihet për besueshmërinë e lajmeve që lidhen me pajisjet e reja që lansohen në treg.

Faqja e njëjtë pati dhënë parashikim të saktë për lansimin e iPhone 4S gjatë vitit të kaluar. Më saktë, gjatë gushtit 2011, faqja kishte thënë se iPad 3 dhe iPhone 4S do të lansoheshin gjatë atij viti.

Nëse ju kujtohet, iPhone 4S ishte lansuar në mes të tetorir të vitit të kaluar, ndërsa iPad 3 pak më vonë, ose më saktë, në mars të këtij viti.

Sipas këtij burimi të informacionit, iPhone do të ketë një dizajn të ri krahasuar me këtë të fundit, dhe pjesa e pasme e telefonit do të përbëhet nga dy shtresa – xham dhe alumin.

Sipas fotografisë së publikuar në internet, iPhone 5 do të ketë dizajn më të hollë, ekran më të madh dhe qoshe të rumbullakëta me mbështjellës të metalit nga të dyja anët.

Në tregun kinez, disa faqe të internetit tashmë kanë filluar të pranojnë para-porosi për modelin e ri të iPhone, edhe pse ende nuk dihet se sa do të kushtojë, apo cili do të jetë dizajni final i telefonit.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,