Home / Politika / Isa: Mobilizimin që e bëri Luta në Gjilan, do të jetë model
isa_gjilan

Isa: Mobilizimin që e bëri Luta në Gjilan, do të jetë model

isa_gjilan_lutaGjilan – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Isa Mustafa, ka qëndruar në Gjilan për ta shpalosur programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik te vendit.

Fillimisht kryetari Mustafa ka qëndruar në Zyrën e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, duke e përgëzuar për punët e mira që janë bërë në Gjilan gjatë 100 ditëshit të qeverisjes, duke thënë se janë bërë ndryshime pozitive pasi kryetari Haziri në mënyrë shumë serioze i ka adresuar problemet e qytetarëve.

Më pas, në konferencën për media në zyret e LDK-së, kryetari Mustafa ka thënë se fitorja e LDK-së në Gjilan, do të merret si shembull për gjithë Kosovën.

“Mund të them se ne do të marrim përvojën e kryetarit Haziri dhe të degës së LDK-së, të cilët kanë mobilizuar shkëlqyeshëm qytetarët e Gjilanit, dhe do t’i aplikojmë edhe në degët dhe në komunat tjera, sidomos të angazhimit të gruas, angazhimit të rinisë dhe të sensibilizimit të qytetarëve dhe unë mendoj që këto do të përkthehen pozitivisht me një mobilizim më të madh në zgjedhjet e përgjithshme dhe po ashtu do të kenë jehonë pozitive edhe sa i përket organizimit qeveritar”, ka thënë kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.

Ndërsa, në debatin e mbajtur në teatrin e qytetit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa së bashku me kryetarin Lutfi Haziri dhe bashkëpunëtorët nga kryesia e Këshilli i Përgjithshëm, kanë shpalosur programin ekonomik për vendin, duke dëgjuar edhe propozimet e shumta të qytetarëve pjesëmarrës në debat nga të gjitha profilet. Në debat, ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunal.

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se për Gjilanin është jetike katërshja e madhe për infrastrukturë bazike si: kanalizim, ujësjellës, rrugë, trotuare, ndriçim dhe pako të tjera, e të cilat do të realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën- kryeministër.

“Ajo që për Gjilan është jetike, është program në katër shtylla, që e kemi cilësuar si katërshja e madhe e Gjilanit për infrastrukturë bazike: kanalizim, ujësjellës rrugë, trotuare, ndriçim, pako për familjen, pako për studentët dhe rininë dhe pako për zhvillim, për subvencionet në bujqësi dhe në ndërmarrjes e vogla dhe të mesme që janë baza kryesore e zhvillimit.

Pastaj kur është në pyetje bashkëpunimi ndërkufitar, Gjilani është pjesë e mikroregjionit europian të pranuar në Bruksel, që nënkupton Gjilan-Kumanovë-Preshevë-Tergovicë, në të cilin përfshihen 17 komuna dhe e gjithë Anamorava. Ky bashkëpunim dhe ky mikroregjion europian është trajtuar në programin e LDK-së, sikurse janë trajtuar edhe programet tjera”, theksoi Haziri.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë prezantimit të programit qeverisës të LDK-së për zhvillimin ekonomik, ka thënë para të pranishmëve se programi i LDK-së përkthehet me qeverisje të mirë, të ndershme, me duar të pastra dhe dyer të hapura për qytetarët.

Akademik Isa Muatafa, duke folur për zhvillimin e Gjilanit, tha se do të merr përsipër sanimin e gjendjes së rëndë të trashëguar sa i përket borxheve dhe do të ketë investime të mëdha tek katërshja bazike që e përmendi kryetari Haziri.

Ai tha se në vitin e parë të qeverisjes buxheti i Kosovës do të bëhet 2 miliardë euro, për të vazhduar rritja edhe në vitet tjera, duke e ulur evazionin fiskal.

Mustafa tha se qeveria nën udhëheqjen e tij, do të përbëhet nga njerëzit më të mirë që kryesisht janë të rinj dhe kanë dije dhe përkushtim për punë.

Kryetari i LDK-së tha se në qeverisjen e tij do të ulet tatimi dhe TVSH për produktet elementare. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,