Home / Politika / Isa, Teuta dhe Antoni, tre më të votuarit në LDK
teutaantoni

Isa, Teuta dhe Antoni, tre më të votuarit në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa së bashku me bijën e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, Teutën dhe Anton Çunin, Armend Zemen e Vjosa Osmani, janë ndër më të votuarit në zgjedhjet e fundit parlamentare, që përfunduat këtë të diele në Kosovë.

Burime tona të sigurta bëjnë të ditur se të paktën deri më tani, Anton Quni ka marrë 25 mijë vota. Ndërsa, për Teuta Rugovën thuhet se ka marrë rreth 30 mijë vota. E bija e Enver Malokut hyn në Kuvend me rreth shtatë mijë vota,  është femra më e votuar në Llap me 4040 vota etj.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, thotë për gazetën “Bota sot” se, janë edhe 5-6 komuna prej të cilave nuk kanë marr akoma rezultate, që janë të pa numëruara dhe nuk mund te dihet saktësisht se kush ka vota më shumë, apo më pak.

“Nuk i kemi ende rezultatet finale për me ditë sigurt se kush ka më shumë vota e kush më pak. Së paku janë edhe 4-5 komuna prej të cilave nuk kemi rezultate. Posa ti kemi këto, duhet që të ulemi dhe ti numërojmë saktë votat e gjithë se cilit dhe atëherë dalim më rezultatin final për të gjithë deputetët. Normal që këta janë njerëzit kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe mund të marrin edhe vota më shumë, por nuk është asgjë zyrtare”, thotë Kujtim Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas mediave personat ndër më të votuarit janë këta që i cekëm më lart, ndërsa ata që kanë një rënie të votave janë Nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, Arben Gashi, Ismet Beqiri e disa të tjerë. Sabri Hamiti e Arben Gashi, në zgjedhjet e vitit 2010 ishin renditur pas Isa Mustafës.  /RadioRINIA/