Home / Politika / Ismail Kurteshi: Isha në protestë, nuk e pyeta Vetëvendosjen
ismajl Kurteshi_gjilan

Ismail Kurteshi: Isha në protestë, nuk e pyeta Vetëvendosjen

Ismail Kurteshi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i vetmi nga kjo parti që ka marrë pjesë në protestën e mbajtur dje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Pas një bashkëpunimi të gjatë mes tri partive opozitare kjo ishte protesta e parë në të cilën nuk kanë marr pjesë Lëvizja Vetëvendosja.

Vetëvendosje zyrtarisht kishin bërë të ditur se nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për shkak se sipas tyre kjo protestë është organizuar pa u konsultuar me ata si partia më e madhe opozitare.

Por Kurteshi ishte aty. Ai i ka thënë Klan Kosovës se këtë vendim e ka marr pa e pyetur partinë.

“Se kam pyet askënd edhe kam dal”. “Na vetëvendosje jemi, kështu edhe vendimet i marrim vet”.

ismail-me-llogo2-768x512

Klan Kosova ka raportuar dje se Ismail Kurteshi ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nismës për Kosovën. Por ai dje nuk ka dashur të komentoj pjesëmarrjen e tij aty.

Rreth kësaj çështje edhe Vetëvendosje refuzuan ditën e kaluar të jepnin një koment për Klan Kosovën. Kurteshi ende nuk ka marr ndonjë koment, a kritikë nga partia e tij për daljen e tij në protestën e AAK dhe NISAM-s.

“Jo nuk më kanë thanë asgjë në parti”, i ka thënë Kurteshi Klan Kosovës.

“Vetëvendosje nuk janë kundër protestave, por nuk kanë qenë në këtë protestë pasi vendimi i AAK-së për këtë protestë ka qenë i njëanshëm”. /RadioRINIA/