Home / Politika / Ismajli: Varrezat e dëshmorve në Gjilan problem i trashëguar nga PDK
Arbër_Ismajli

Ismajli: Varrezat e dëshmorve në Gjilan problem i trashëguar nga PDK

Gjilan – Projekti i varrezave të dëshmorve në Gjilan, është një projekt që për vite të tëra ka qenë obligim i komunës për ta finalizuar, por janë shumë telashe që kanë përcjellë këtë projekt të nisur nga qeverisja e kaluar komunale e që për udhëheqjen e tanishme komunale duket si problem ngase punët e kryera nuk përkojnë me vlerën e kontraktuar ngase siç duket punët kan mbetur të papërfunduara, andaj lidhur me këtë temë sot RTK ka zhvilluar një bisedë me zyrtarin e lartë komunal Arbër Ismajlin si dhe me Sami Hoxhën nga PDK-ja ish pushtetare dhe Ahmet Dakun nga shoqatat e dalura nga lufta.

Zyrtari i lartë i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli për RTK-në thotë se: Varrezat e dëshmorve në Gjilan, janë në gjendje të mjerueshme ngase nga qeverisja e kaluar ka pasur keqpërdorime të mjeteve të destinuara për këtë projekt, mjetet e destinuara për këtë projekt kan qenë 176 mijë euro por sipas dokumentacionit që ka ofruar kontraktuesi edhe mbikqyersi i projektit gjendja e kalon vlerën e 210 mijë eurove e që për ne dhe për komisionin ka qenë e papranueshme. Ismajli thotë se punimet e fazës së dytë nuk i tejkalojn vlerën e 100 mijë eurove për ta përfunduar këtë projekt, por ai thotë se ne nuk kemi qenë në gjendje me filluar me fazën e dytë pa e miratuar komisioni projektin e fazës së parë edhe atë për shkak të asaj që ka shumë mangësi, ndërsa thotë se punimet e fazës së parë do të përfundojn pas sezones së dimrit dhe kur pritet të filloj puna e pjesës së dytë pë finalizmin e proejktit të varrezave të dëshmorve të luftës në Gjilan.

Kurse Sami Hoxha përfaqësues i PDK-së që deri para një viti ishte parti në pushtet në Gjilan, thotë se faza e parë nuk ka përfunduar në mungesë të fondeve dhe thotë se sipas informatave që ka nuk di që ka pasur keqpërdorime, ai thotë se punët që janë kontraktuar janë kryer por nëse ka dilema atëherë problemet duhet zgjidhur tek organet kompetente lidhur me këtë.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës së veteranve të UCK-së, Ahmet Daku, thotë se janë të zhgënjyer tej mase ngase aty nuk është pëfunduar faza e parë e punimeve e që ka qenë obligim i Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit e për fazën e dytë ti kërkohet përkrahje qeverisë. /RadioRINIA/

https://www.youtube.com/watch?v=z1-Y57HiC_Q&index=3&list=PLRrFsdYF5HhJpjsE_tg8Y82KaTseurEO9

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,