Home / Politika / Jahjaga: Do të vazhdoj t’i ndihmoj liderët për të gjetur zgjidhje
atifete_jahjaga_Media_2014

Jahjaga: Do të vazhdoj t’i ndihmoj liderët për të gjetur zgjidhje

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e PDK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës, me të cilit bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar me ndërtimin e institucioneve të vendit.

Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca thuhet se e para e vendit do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues dhe të unitetit, me qëllim që të arrihet zgjidhja e qëndrueshme për krijimin e institucioneve të reja.

“Në takim me liderët e partive politike parlamentare, Presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit. Ajo tha se do të vazhdojë që të luaj rolin e unitetit të popullit, duke ruajtur paanësinë nga çdo ndikim partiak dhe duke ndihmuar që të ndërtohen institucione të qëndrueshme të shtetit, që do të marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë për proceset në të cilat ndodhet vendi”.

“Presidentja tha se në rolin e saj kushtetues të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve kërkon nga liderët e të gjitha partive politike parlamentare dhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje më shpejt për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme në vend, për të shmangur çdo mundësi të futjes së vendit qoftë në krizë më të thellë, qoftë në zgjedhje të parakohshme”.

“Takimet e Presidentes Jahjaga, në kuadër të procesit lehtësues me liderët e partive politike parlamentare, me kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa si dhe me kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, do të zhvillohen të enjten”, njofton Presidenca e Kosovës. /RadioRINIA/

jahjaga_presidente_kosoves

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,