Home / Vip / Jennifer Lopez dhuron një milion dollarë për të prekurit nga uragani “Maria” (Video)
jennifer-780x439

Jennifer Lopez dhuron një milion dollarë për të prekurit nga uragani “Maria” (Video)

Yjet e Hollywoodit mund të duken gjithnjë si tipa të mbyllur dhe që duan të qëndrojnë larg njerëzve, por në fakt ata kanë një tjetër anë të tyre shumë të mirë, e cila lidhet me shoqërinë.

Ata dinë të jenë shumë socialë dhe bamirës, teksa rasti i fundit është këngëtarja Jennifer Lopez, e cila i është bashkuar ndihmave për të prekurit nga uragani “Maria”.

Ajo u bashkua me Andrew Cuomo , guvernatorin e New Yorkut, teksa në një konferencë për shtyp njoftoi se do të dhurojë një milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.

Këngëtarja 48 vjeçare e bëri këtë lajmërim fillimisht në gjuhën spanjolle, e më pas edhe atë angleze.

Ajo bëri të ditur se iniciativën për ndarjen e këtij fondi, e ka marrë së bashku me burrin e saj Alex Rodriguez,

“Unë dhe Alex, e kemi marrë vendimin që të japim mbështetjen tonë për të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko dhe Karaibe”, ka thënë Jennifer. /RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,