Home / Politika / Kadriu: ka thënë se Aleanca po fuqizohet
AAK_rexhep_kadriu

Kadriu: ka thënë se Aleanca po fuqizohet

Kryetarët e nëndegëve të AAK-së në Gjilan bashkë me anëtarët e kryesive të tyre, kanë qëndruar në ambientet e Vali Ranch, në një takim të thirrur nga pronari dhe njëherit kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së Fehmi Fetahi. 

Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, poashtu kandidatë për deputet në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu si dhe dy kandidatët tjerë Magbule Shkodra dhe Nijazi Idrizi, kanë folur para strukturës për programin qeverisës së AAK-së dhe për fitoren që presin ta shohin mas datës 8 qershor.

Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan ka thënë se Aleanca po fuqizohet dhe se qytetarë të rinjë vazhdojnë ti bashkangjiten vizionit të saj. 

“Kemi tri arsye të mëdha dhe obligime njëkohësisht, për të cilat duhet bërë hapin e madh më 8 qershor. E para është se ne duhet ta kemi Ramush Haradinaj kryeministër të vendit, e dyta është se Aleanca ka litën më të mirë të kandidatëve për deputetë dhe e treta se vetëm AAK deri më tani ka një plan qeverisës konkret”, ka thënë Kadriu.

Fehmi Fetahi, poashtu kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka treguar para strukturës arsyet e tij pse i është bashkangjitur pikërisht Aleancës dhe jo ndonjë partie tjetër.

“Ai i cili më ka marrë afër vetes me modestinë e tij ka qenë pikërisht lideri Ramush Haradinaj, një njeri i thjeshtë që nuk bënë asnjëherë dallime. Ai është i njejtë dhe flet njësoj si me një bujk si me një akademik. Kjo më ka bërë që unë të ndihem rehat dhe ta shoh se është vizioni i duhur për Kosovën”, ka thënë Fetahi. Ai poashtu i ka bërë thirrje strukturës që të punojnë, sepse gjendja ndryshon vetëm nëse punohet për ta bërë kryeministër liderin Ramush Haradinaj.

Para të pranishmëve ka folur edhe Magbule Shkodra, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, e cila ka thënë se beson në fitoren e Gjilanit dhe të Anamoravës dhe se e sheh Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si alternativë të vetme dhe të fuqishme në një qeverisje të re. 

“Unë besojë në fitoren e Gjilanit, prandaj ju kërkojë që këtë ta besoni edhe ju dhe më 8 qershor të dalim fitimtar, duke i quar aty ku vërtetë e meritojnë, qeverinë në ikje, qeveri kjo e cila vet duhet të largohet, sepse i kanë bërë kaq shumë keq vendit tonë”, ka thënë Shkodra. 

Nijazi Idrizi, ish-deputet dhe kandidate për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Anamorava gjithmonë ka investuar dhe ka pritë që të qeveriset mirë. 

“Pavarësisht se ne kemi investuar, në vendin tonë nuk ka pasur investime dhe kemi qenë vazhdimisht të lënë anash. Kjo edhe ka qenë arsyeja e kalimit tim në Aleancë, sepse lideri Ramush Haradinaj, është i vetmi që ka një plan konkret për Gjilanin dhe Anamoravën, i vetmi që din ta vlerësojë këtë anë dhe që do të investojë shumë në të ardhmen”, ka thënë Idrizi. 

Ndryshe ky takim është mbajtuar në kuadër të takimeve të vazhdueshme që po zhvillohen brenda strukturës së AAK-së në Gjilan. /RadioRINIA/

 

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,