Home / Politika / Kadriu: Kemi kërkuar që Zhegra të bëhet komunë
aak_gjilan_kadriu1

Kadriu: Kemi kërkuar që Zhegra të bëhet komunë

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës – Dega në Gjilan, ka nisur fushatën e saj elektorale me tubimin në Zhegër, ku është pritur masovikisht nga banorët ntë këtij fshati, Llashticës, Lladvës, Nasalës, Haxhajve, Shurdhanit, Stanqiqit dhe Pidiqit.

Para qytetarëve kanë folur kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherit e njohur si përbërja më e mirë që ndonjëherë ka pasur lista e ndonjë subjekti politik.

aak_gjilan_stanqiq

Nijazi Idrizi ka thënë se është koha të ecim në rrugën e duhur të quarjes përpara të proceseve politike, duke folur për projektet që janë inicuar në Parlamend e që kanë të bëjnë pikërisht me Zhegrën.

“Kemi kërkuar që Zhegra të bëhet komunë, kërkesë kjo e cila është aprovuar ndërsa me cilëndo parti politike në pushtet, kjo do të arrihet, por dëshira e madhe dhe vullneti është që këtë ta gëzojmë bashkë me Aleancën”, ka thënë Kadriu.

Ai ka folur edhe për rrugën Gjilan-Kumanovë, punimet e së cilës do të fillojnë së shpejti. Ndërsa ka shtuar se vet personalisht do të angazhohet në projektet bujqësore, duke përfshirë këtu mbështetjen me grande të ndryshme.

Fehmi Fetahi, është fokusuar në zhvillimin ekonomik, duke thënë se ekonomia e Kosovës veqse është shkatërruar.

“Privatizimi është faktori kryesor I shkatërrimit të ekonomisë së Kosovës, ndërsa bizneset e Kosovës të cilat janë në shkatërrim e sipër, nuk kanë kushte të përshtatshme afariste për zhvillimin e aktiviteteve të tyre”, ka thënë Fetahi.

Drita Maliqi – Zunce, candidate nga radhët e LDD-së, ka thënë se I është bashkangjitur Drejtimit të Ri për Kosovën, sepse është I vetmi program premtues në vendin tonë.

“Kemi përcjellë dhe edukuar gjenerata të tëra për vite me radhë. Unë them se mjaft edukuar sepse tani është koha që ti sigurojmë të ardhmen këtyre të rinjve e jo ti lëmë në rrugë ashtu sic kanë mbetur deri më tash”, ka thënë Maliqi-Zunce.

Ndërsa para të pranishmëve ka folur edhe kryetari I AAK-së në Gjilan njëherit nënkryetar I komunës dhe kandidat për deputet Rexhep Kadriu, I cili ka falenderuar kryetarët e nëndegëve për angazhimin e dhënë, duke folur për listën e Alencës, me përbërjen më të mirë.

“Drejtimi I Ri nuk ka filluar sot, por ka nisur para 1 viti, kur me projekte të shumta kemi punuar që ti ndihmojmë qytetarëve tanë. Me përkrahjen tuaj, unë sot jam nënkryetar I komunës së Gjilanit dhe cdo ditë e më shumë do ta dëshmojë që premtimet e mija janë kthyer dhe do të vazhdojnë të kthehen në vepër”, ka thënë Kadriu.

“Rregullimi I urës në Zhegër si dhe shtruarja e trotuareve, ndriqimi I fshatit Nasalë si dhe fillimi I asfalitmit të rrugës nesër, rregullimi I kanalizimit, ujësjellësit dhe rregullimi I varrezave të dëshmorëve në Llashticë, janë vetëm disa nga projektet që kanë kaluar aprovimin dhe se punimet pritet të fillojnë së shpejti.

Prandaj, me krenari para jush sonte kërkojë të votoni Ramush Haradinaj dhe AAK-në me numër 44, sepse ne e mbajmë fjalën”, ka shtuar më tej Kadriu.

Ky tubim, ka nisur vazhdën e tubimeve elektorale të AAK-së, tëq cilat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /RadioRINIA/