Home / Lajme / Këto janë rrugët kryesore të drogës në rajon, këtu e gjeni edhe Kosovën
d_1510643605-8849458

Këto janë rrugët kryesore të drogës në rajon, këtu e gjeni edhe Kosovën

Shqipëria e Kosova vazhdojnë të mbeten si vende transit të trafikut të heroinës me destinacion Italinë e Greqinë. Raporti i fundit i Qendrës Evropiane të Drogave dhe varësisë ndaj tyre i konsideron të tilla dy vendet edhe për shkak të pozicionit gjeografik.

Në analizën e bërë për vitin 2017 që përmban të dhëna që prej vitit 2012, rrugët kryesore që përdoren në trafikun e heroinës janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Heroina transportohet nga Shqipëria me kamionë, autobusë, autovetura etj. dhe destinacionet kryesore të saj janë Italia dhe Greqia.

Ndërkohë pas operacionit “Smoke Snake” të Policisë financiare të Kazertës në provincën e Napolit ka çuar në shkatërrimin e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës me destinacion Italinë. Tre shqiptarë janë mes 21 personave të arrestuar të hënën në Itali si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun e marihuanës dhe heroinës.

Operacioni “Smoke Snake” i kurorëzuar të hënën ka vërtetuar linjat e trafikut të heroinës të identifikuara nga Qendra Evropiane e Drogave nga Turqia drejt Shqipërisë, e më pas në Itali, si dhe trafikun e heroinës nga Holanda në Shqipëri e më pas drejt Italisë./RadioRINIA/

 

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,