Home / Sport / Kombëtarja synon të mbyllë eliminatoret me fitore ndaj Italisë
auto_kombi-sp1507528898

Kombëtarja synon të mbyllë eliminatoret me fitore ndaj Italisë

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë në futboll, italiani Christian Panucci, kërkon t’i mbyllë me fitore kualifikimet për kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Fitoren kundër Italisë, në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator të botërorit të vitit të ardhshëm, Panucci synon ta arrijë përmes lojës së mirë, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të hënën (sot) nga ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në kuadër të Grupit G.

Panucci në konferencën për media të mbajtur të dielën ka kërkuar nga futbollistët e tij seriozitet maksimal në fushë./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,