Home / Politika / Hasani i bashkohet LDK-së
foto2 (1)

Hasani i bashkohet LDK-së

Gjilan- Sot, në konferencën e Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Dega në Gjilan, këshilltari komunal Jonuz Hasani deri tani nga radhët e Repulikanëve, ndersa nga sot, zyrtarisht kaloi në LDK.

Gjatë konferencës me gazetarë, Hasani u deklarua se me vullnet të plotë dhe pa asnjë presion nga askush, iu bashkangjitë Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan. Ai tha se tërë aktivitetin e tij politik do ta zhvilloj tash e tutje në shtëpinë e madhe te quajtur LDK.

“Jam i sigurtë se LDK Dega në Gjilan, do të më japë hapsirë të mjaftueshme që t’i zhvilloj aktivitetet e mia. LDK është e vetmja shpresë për të ardhmen e këtijë vendi” – kështu u shpreh zotri Hasani gjatë konferencës me gazetarë.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan zotri Avdyl Aliu si dhe zëdhënësja e Degës së LDK-së në Gjilan Saranda Bllaca.

Zotri Avdyl Aliu me këtë rast ka thënë se kalimi i Hasanit në LDK dëshmon se LDK-ja është parti serioze. Ai tha se Hasani ka treguar me këtë rast besim në LDK dhe ne programin e saj, besim që paraqet vlerë të lartë dhe të çmuar.

“Rritja e LDK-së po vazhdon, besojmë në qëllimin e mirë të kësaj rritje dhe se me këtë rritje LDK po forcohet. Sa më e fortë LDK, aq më e fortë edhe shpresa, sikur te ne, po ashtu edhe te qytetarët e Komunës së Gjilanit, për jetësimin e programit tone.

Tash e tutje, më kënaqësi e paraqes dimensionin e ri të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Pra LDK në Kuvendin Komunal të Gjilani numëron 14 këshilltarë dhe se presim edhe ardhje të reja në vazhdim”, ka thënë Aliu.

Gjithashtu, zotri Aliu tha se kohëve të fundit, si anjëher më parë, Komuna e Gjilanit është e vërshuar nga vizita të shumta të diplomatëve, ambasadorëve dhe faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar, ku dhe me këtë rast, ai përmendi se në kuadër të Festave të Nëntorit, ditën e hënë, Gjilanin do të vizitoj edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zotri Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,