Home / Politika / Komunitetit artistik i duhet një përkrahje e madhe fillestare, për t’i marrë këmbët
LOGOOOO

Komunitetit artistik i duhet një përkrahje e madhe fillestare, për t’i marrë këmbët

Angazhimin e tyre personal, të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë, projektet, planet e artistëve e kanë garantuar aktivistët dhe kandidatët për deputet nga radhe e Alenacës Kosova e Re gjatë një takimi me komunitetin artistik të Gjilanit.

Kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës mbajtën një takim me njerëz të kulturës të Gjilanit. Takimin të cilën e udhëhoqi Izeir Hyda u zhvillua një debat shumë i frytshëm në shkëmbim  të ideve  për ti tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet kumuniteti i arteve dhe kulturës në Komunën e Gjilanit.

Në takim prezantoi edhe ministri në detyrë Fadil Ismajli, prof. Afrim Hoti , Suzan Novobërdali, dhe kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit, Agim Rexhepi, Ismet Hajdini, Merita, Hyseni  Ismajl Seyffetin dhe Izeir Hyda.

Përveq Ministrit Ismajli i cili njëherit është kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës, për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendet komuniteti artistik, në debat morën pjesë edhe prof. Afrim Hoti, i cili ka marrë pjesë në përpilimin e Ligjit për taeatrin, Suzan Novobërdali ish deputete dhe kandidate për përbërjen e ardhme të Parlamentit, poeti dhe piktori Demir Behluli, drejtori i Teatrit të Qytetit Ali Demi, kandidatët për deputet nga komuna e Gjilanit dhe pjesëmarrës të shumtë nga fusha e kulturës dhe artit.

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,