Home / Fushata Zgjedhore / Kryetari Haziri ngushëllon familjen Muji
haziri_gjilan_2

Kryetari Haziri ngushëllon familjen Muji

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Muji, me rastin e vdekjes së ish-kryeshefit të Ekzekutivit të Komunës së Gjilanit z. Enver Muji. Në telegram, ndër të tjera thuhet:

“E nderuara familja Muji. Më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të gjitha institucioneve komunale, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Enverit.

Z. Enver Muji ka dhënë kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Gjilanit që nga paslufta e këndej dhe do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin e tij në ekzekutivin e Komunës. Ju lus që të bëheni të fortë dhe Zoti ua bëftë të lehtë.

U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Muji.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit nesër mban mbledhje komemorative në ora 10:00, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në ora 13:00. /RadioRINIA/