Home / Fushata Zgjedhore / Kurteshi: Në Gjilan është degraduar gjithçka
kurteshi-587x391

Kurteshi: Në Gjilan është degraduar gjithçka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, ka theksuar se në qytetin prej nga vjen ai është degraduar gjithçka.

Ai në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, në vazhdën e debateve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka thënë se nuk dëshiron që ta personalizoj debatin, duke shtuar se përgjegjësisë për lëshimet që kanë ndodhur nuk mund t’i ikin ata që kanë qenë në pushtet.

“Është bërë një degradim total. Shëndetësia është në degradim total. Thonë po punojmë. Nuk kanë qare pa punuar diçka. Shkon në fshatra, mjeku punon një orë ose dy në ditë. Ka fshatra me 300 shtëpi dhe nuk ka mjek, sepse ato vende i viziton kur dëshiron. Mungojnë mjetet elementare nëpër qendrat e mjekësisë familjare”, ka shtuar Kurteshi.

 

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,