Home / Fushata Zgjedhore / Kurteshi shpalos 20 zotimet e tij, para ekspertëve gjilanas
zz

Kurteshi shpalos 20 zotimet e tij, para ekspertëve gjilanas

“Në një takim të mbajtur sot me ekspertë të fushave të ndryshme, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka shpalosur programin prej 20 zotimesh të qeverisjes së LV-së, për mandatin katër vjeçar” thuhet në komunikatë të Lvizjes Vetvendosje, Qendra në Gjilan.

Sami Kurteshi, foli për të gjitha zotimet e Lëvizjes duke i shtjelluar një për një para ekspertëve dhe mediave nacionale. Filloi me zotimin e parë, e që është kthimi i dinjitetit të qytetarit nga keqqeverisja përmes fuqizimit të rolit në vendimarrjen publike, për të vazhduar më tutje me zotimet e tjera si revitalizimin dhe ndërtimin e Qendrave të Mjeksisë Familjare aty ku mungojnë, transparencë për të gjitha veprimet e administratës publike komunale, heqjen e ndërrimit të tretë në shkollat fillore dhe të mesme, shujtat e qumështin për nxënësit e shkollave fillore, rritjen e efiçiencës dhe efikasitetit të administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike e një varg zotimesh të tjera. Këto nuk janë vetëm premtime koti, por zotime të cilat janë të arritshme, konkrete dhe që do të ndihmojnë qytetarët e Gjilanit në jetën e tyre të përditshme.

Kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi, ka theksuar se LV-ja nuk jep premtime të cilat nuk mund t’i mbajë, dhe rrjedhimisht të gjitha zotimet janë të realizueshme me buxhetin e Komunës së Gjilanit, thuhet në komunikatë.

zz1

Hapsirë e sposorizuar

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,