Home / Politika / Labinotë Demi – Murtezi, femra më e votuar në Kosovë?!
largea_g1380721111

Labinotë Demi – Murtezi, femra më e votuar në Kosovë?!

Kandidatja e koalicioni (PDK- PD) Labinotë Demi – Murtezi, duke u bazuar në trendin e numërimit të votave, ka shprehur besimin se vetëm në Gjilan, mund të sigurojë një numër prej rreth 5 mijë votash.

Ajo ka sqaruar se nga tetë për qind të votave të numëruara në komunën nga e cila vjen ajo, Gjilani, ka siguruar 500 vota.

“Ende mendoj se është herët të flitet për ndonjë rezultat konkret, sepse ende votat nuk janë votuar, mirëpo besoj që përveç Gjilanit, edhe në komuna tjera kam marrë vota”, ka deklaruar Murtezi.

Sipas një zyrtari të Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, mund të jetë kandidatja femër më e votuar në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ndryshe, nëse Demi – Murtezi do të bëhet pjesë e legjislativit kosovar, do të ishte surpriza e legjislaturës e cila pritet që të konstituohet shpejt.

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,