Home / Politika / Lagjja e tetë tregues i fortë për PDK- në
pdk_gjilan_1

Lagjja e tetë tregues i fortë për PDK- në

“ Lagja e tetë tregues i pamposhtur, edhe ate treguesi kryesorë për PDK- ne jeni ju lagja e tetë e cila sot po flet qartë. Faleminderit për përkrahjën e ” misionit të ri”, ne nuk flasim shumë sepse është projekti jonë i madh i cili po flet në çdo vend”  tha Sahit Abazi i cili e hapi tubimin.

Zenun Pajaziti potencoi me entuziazëm se ” unë ju falenderoj për përkrahjën e vazhdueshme që po i jepni PDK- së dhe kandidatëve. Ne jemi këtu të gjithë që të ju ftojmë kështu siq jeni të votoni për PDK- në. E diela do të jetë ditë me fat për të gjithë qytetarët e Kosovës me ” misionin e ri”.

Salihe Mustafa pohoi duke thënë se ” ju falenderoj për mbështëtjën e madhe që po ja jepni ” misionit të ri”. Gjithashtu ju falenderoj edhe për përkrahjën në 2010 që më keni dhënë që të punoj për ligjet shëndetësore dhe nga dhjetëra ligje kjo e fundit e cila ju mundëson ti merrni kartelat shëndetësore”.

Qemajl Mustafa kandidatë për deputet, i fascionuar me masovitetin u shpreh se ” ju falenderoj për përkrahjën e vazhdueshme. Kjo do të thotë shumë ngaqë po e shohë që paskam punu mirë për ju dhe të gjithë qytetarët e komunës. Ju jeni profesionist në punët dhe profesionet e juaja sikurse që jemi ne ekipi që dinjitetëshëm do të ju përfaqësojnë ne kuvendin e Kosovës për realizimin e projektit të madh ” misioni i ri”. Ju e dini mirë se çka do të thotë PDK, ashtu sikur e dimë që bashkë kemi vu themelet e kësaj shkolle dhe rregullimin e kësaj pjese”.

Florina Zymberi u shpreh duke thënë se ” jam shumë e entuziazmuar me masovitetin tuaj. Masovitet që do të thotë shumë për Partinë Demokratike të Kosovës, do të thotë shumë për ” misionin e ri”. Ne do të jemi zëri juaj në nivelin qëndrorë, zëri i fuqishëm i anamoravës”. /RadioRINIA/