Home / Politika / LAJME / KOSOVË Kurteshi: Strukturat ilegale të Serbisë kanë uzurpuar veriun e vendit
mg_4155-670x400-670x400-735x400-780x439

LAJME / KOSOVË Kurteshi: Strukturat ilegale të Serbisë kanë uzurpuar veriun e vendit

Tashmë ka filluar interpelanca e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.

Iniciuesi i interpelancës, deputeti Ismail Kurteshi, ka thënë se banorët shqiptarë nuk po mund të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.

Kurteshi ka deklaruar se strukturat ilegale të Serbisë po veprojnë lirshëm dhe po e mbajnë të uzurpuar atë pjesë, duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 Më tej, ai shtoi se serbët kanë shtrirë ilegalisht shërbimet e tyre në atë pjesë, nga e cila u dëbuan e u keqtrajtuan shqiptarët.

“Për 17 vjet me radhë qindra shqiptarë nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre. Edhe sot ky problem i kthimit nuk është zgjidhur. Teksa kjo gjendja paraqitet e pa adresuar, Qeveria keqadministroi gjendjen në lagjen Suadoll. Paralelisht me strategji të gabuar të Qeverisë së Kosovës, është paralajmëruar se në territor të Kosovës, serbët po tentojnë të ndërtojnë një lagje të ashtuquajtur ‘Lugina e Diellit’”, ka thënë Kurteshi./RadioRINIA/