Home / Politika / LDK, AAK dhe Nisma sot i kundërpërgjigjen Kushtetuese‏s
ldk-aak-dhe-nisma-sot-i-kund-euml-rp-euml-rgjigjen-kushtetuese-rlm-s_hd

LDK, AAK dhe Nisma sot i kundërpërgjigjen Kushtetuese‏s

Në Gjykatën Kushtetuese sot do të dorëzohet komentet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe disa deputetëve serb lidhur me atë se si shkoi seanca konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas një njoftimi të LDK-së, dorëzimi i komenteve ndaj kërkesës KO. 119-14, të deputetëve të legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga XhavitHaliti, do të bëhet në ora 14:00.

Ndryshe, më 17 korrik, Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK, ndërsa deputetët e VV patën abstenuar. Për këtë arsye PDK ka dorëzuar në kushtetuese një kërkesë për të sqaruar se cila parti duhët të ketë të drejtën për të propozuar kryetarin . /RadioRINIA/