Home / Politika / LDK: filloi takimet me strukturat dhe elektoratin e gruas në Gjilan
LDK_Gjilan

LDK: filloi takimet me strukturat dhe elektoratin e gruas në Gjilan

Gjilan – Gratë e LDK-së, në Gjilan në kuadër të kalendarit të tyre po mbajnë takime me bazën, duke u takuar me të gjitha nëndegët në qytet dhe fshatra, sot ato të prira nga Kryetarja e degës e njëherit Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit znj.Valentina Bunjaku-Rexhepi, takuan strukturat e veta në teren, këtë takim e hapi nenkryetarja e forumit te deges se LDK ne Gjilan Nezahate Agushi- Omer. 

Në këtë takim present ishte edhe Kryetarja e degës znj. Bunjaku si dhe kryetrja e nëndegës Fitore Salihu dhe zonja Meral Sadriu kryetare e Forumit të Gruas të kësaj nëndege.

Në këtë nëndegë pati interesim të madh grave gjilanase që të marrin pjesë, aty ishin mbi 200 nëna prezente dhe me kete pjesëmarrje në këtë tubim tregohet edhe një herë për vendosmërinë e gruas Gjilanase per perkrahjen e pa rezerve dhënë për LDK, subjekt ky i cili me se miri e trajton Gruan.

Kryetarja e FG znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, falenderoi të gjitha pjesemarrset  për angazhimin dhe nje herit u betua para tyre qe Kryetari i Komunes z.Lutfi Haziri përkrahë gruan Gjilanase, dhe është mirënjohës për angazhimin dhe performancen e tyre, më tej znj. Bunjaku Rexhep theksoi “se do të ishte e pa mundur une personalisht t’i realizoi te gjitha keto kerkesa te juaja pa perkrahjen e kryetarit Haziri, po ai cdo here është i gatshem dhe do te jete ne sherbim te qytetarit Gjilanas”.

Simpatizuesja e LDK Teuta Halili tha se asnjehere nuk ka ndodh, prej mbas lufte gjere me sot qe forumi i gruas te tregon interesim kaq te madh ndaj elektoratit te vet, te vij te viziton nendeget dhe te ballafaqohet me problemet tona, nga kjo shihet qe ne nuk jemi te lena vetem po kemi cdo here mbeshtetjen e kryetarit te komunes Lutfi Haziri dhe gjithashtu kemi mbeshtetje te pa rezerve nga kryetarja e forumit te gruas ne Gjilan Valentines.

Te gjitha te pranishmet u perbetuan se do te angazhohen nuk do te kursehen dhe dhane betimin qe forumi i gruas cdo dite do te rritet me simpatizuese te reja, dhe ne fund kryetarja bunjaku u falenderua dhe tha se “se une gjunjezohem para juve , sepse fale juve une jam ketu, dhe kjo pozit e ime eshte pozitë e juaja, është zëri juaj”.

Rexhepi tha se kjo vizitë në këtë nëndegë nuk do të jetë e fundit po kjo do te vazhdoj edhe herave tjera , gjithashtu paralajmeroi që do të ketë edhe takime tjera me nëndegë të forumit të gruas. dhe paralajmeroi që kurorzimi final, do të bëhet me konventën e gruas që do të organizohet ne Gjilan, ku i pranishem do të jete edhe Kryetari Lutfi Haziri. /RadioRINIA/