Home / Politika / LDK: Merr mbështetjen nga Artistet dhe sportistët
LDK_SPORTI

LDK: Merr mbështetjen nga Artistet dhe sportistët

Gjilan – Qindra sportistë dhe artistë të Gjilanit i kanë dhënë sot mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, për zgjedhjet e 8 qershorit, në debatin e zhvilluar para pak qastesh.

SPORTI

Bujar Haziri, nga komisioni Kulturë, Rini dhe Sport i LDK-së, njeherit drejtor komunal, ka thënë se me të gjitha kapacitetet janë duke punuar për të avancuar këta sektorë në Gjilan, por për të pasur shumë më shumë sukses, tha se duhet të votohen kandidatët nga Gjilanit në mënyrë që në Kuvend të jenë zëri i sportistëve dhe artistëve.

Kandidatët për deputet nga Gjilani thanë se nëse iu jepet mundësia për t’i përfaqësuar në Parlament qytetarët, do të kujdesen për këta sekorë të rëndësishëm që të kenë buxhetin e merituar, në mënyrë që veprimtarinë e tyre ta kenë shumë më të lehtë drejt sukseseve të reja.

“E ofrojmë zotimin tonë për më shumë përkushtim ndaj jush. Ju keni dhënë shumica besimin që qeverisja lokale të udhëhiqet nga Haziri dhe këtij të fundit i duhet më shumë mbështetje nga Gjilani në Parlament. Mendoj që me një angazhim më të madh, sepse është një ndarje shumë e vogël për ju në buxhet nga qendra, unë disa herë e kam ngritur zërin për ju në Kuvend dhe me një përkujdesje më të madhe nga qendra do të jetë shumë më lehtë në Gjilan për ju. Sporti prekë gjeneratat e reja dhe me të vërtet është mëkat i madh me pasë kaq pak buxhet, duhet të ndërtojmë ambiente më të mëdha për sportistët dhe do të kemi projekte të mëdha.  Kultura është në gjendje që kërkon shumë më shumë angazhim. Ju faleminderit shumë, që në kohë të pakohë, keni dhënë kreacion dhe gjithcka nga vetja juaj” tha zonja Lirije Kajtazi.

“Meqë vij nga fusha e sportit, jam shumë i ndieshëm për këtë gjendje që është sporti dhe kultura. Ne kemi arritur që në nivel lokal të qesim në binarë këto sektore dhe me ndihmën tonë në Parlament, do të krijojmë mundësi që të ketë buxhetim më shumë për ta pasur më të lehtë funskionimin ju njerëzit e artit, kulturës e sporit. Do të kjijojmë fonde që ta ndihmojmë sportin, artin e kulturën. Unë si kandidat do të jem shumë i përkushtuar ndaj jushë që në muajt e parë të aprovohet ligji për sponsorizim”, ka thënë kandidati Murat Hoxha.

“Kultura edhe sporti në përgjithësi janë sektore shumë të rëndesishme. Unë ju premtoj se do të jem i përgjegjshëm në Kuvend në mënyrë që t’ju ndihmojë me të gjitha kapacitetet. Ju jeni ambasadorë kudo që të shkoni dhe meritoni kujdesin tuaj. Pushteti lokal nuk mund të funksionoj pa nivel qëndror. As arti as sporti, e as kultura nuk ka kufij. Ju i keni kaluar kufinjtë. Unë do të zotohem para jush që ne do të jemi zëri juaj, do të jemi ata që ne do t’ju mbështesim. Për të qenë hisedar të kësaj, na duhet mbështetja juaj. Në këtë mandat do t’ua kthejmë dinjitetin”, tha nga ana e tij kandidati për deputet Naim Behluli.

“ Me ju, sportitstët dhe artistët, kemi rrugëtuar së bashku që nga viti 1990 dhe në njëfar mënyrë keni qenë ambasadorë të Kosovës në botë, duke prezantuar kulturën, artin e sportin në mënyrën më të mirë. Disa nga sportistët janë sot emrat më emblematik të Gjilanit në botë. Njerëz të kulturës, artit dhe sportit janë në shërbim të kombit e të shtetit dhe ju falënderoj që po na nderoni me mbështetje kaq masive duke na dhënë përgjegjësi në Kuvend, për t’u kujdesur ne për ju në mënyrën me të mirë”, ka potencuar ndër të tjera z.Sabit Rrustemi.

“Kjo qeveri nuk i dha rezultatet, meqë zgjedhjet janë afër, ne e kemi shansin që të ndryshojmë dicka për të mirë sepse nuk është më imazhi që ka qenë më herët për Kosovën. Më 8 qershor, duhet ta kthejmë demokracinë e munguar. Ju sportistë e artistë, e mbajtët gjallë jetën para dhe pas luftës. Ju ishit pjesë e kontributit për Pavarësinë e Kosovës. Alfa dhe Omega e zhvillimit të shtetit tonë është demokracia. Pa demokraci s’ka sundim të ligjit, s’ka zhvillim ekonomik, s’ka zhvillim të arsimit, sportit e kulturës. Prandaj, më 8 qe duhet ta kthejmë demokracinë. Si kandidat të nominuar të Anamoravës, kërkojmë që të na ipet mundësia që të përfaqësojmë vlerat njerëzore dhe ta ndihmojmë artin, kulturën dhe të gjithë sektorët e rëndësishëm”, tha kandidati Fatmir Rexhepi.

Ky takim është begatuar edhe më shumë nga sportistët dhe artistët prezent duke marrë pjesë me pyetje të ndryshme e diskutime, të cilat me kënaqësi i janë përgjigjur kandidatët nga Gjilani të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /RadioRINIA/