Home / Politika / LDK shpall zgjedhjet! Luta apo Mustafa
isa_mustafa

LDK shpall zgjedhjet! Luta apo Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet e reja të brendshme. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa në një postim në Facebook. Ai ka thënë se ato do të mbahen nga 10 mars deri më 10 maj.

Anëtarë dhe simpatizantë të nderuar të LDK-Së

Në Kryesinë e LDK-së sot shqyrtuam dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve, e që pritet të mbahen nga data 10 mars deri më 10 maj në nivel të degëve, kurse në fund të muajit maj, të mbahet Kuvendi i LDK-së, në të cilin do të zgjedhjet Kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Me këto zgjedhje, LDK synon të zgjerojë bazën e saj në aspektin moshor, profesional dhe gjinor. Angazhohemi për një proces shumë transparent e të organizuar mirë, i cili do të rezultojë në dobi të anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës. Me respekt, IM. /RadioRINIA/