Home / Lajme / LDK vazhdon fushatën pa posterë
isa-ldk-780x439

LDK vazhdon fushatën pa posterë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij politik ka hequr dorë nga përdorimi i posterëve në zgjedhjet lokale.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë marrë këtë vendim me qëllim që fushata të jetë sa më racionale

Postimi i Mustafës:

“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. 
Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM”, ka shkruar Mustafa./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,