Home / Politika / Lekaj: Për çështje të rëndësishme të shtetit Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë
00_12_14495584021450826759

Lekaj: Për çështje të rëndësishme të shtetit Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka ftuar Qeverinë të reflektojë karshi kërkesave të opozitës. Ai ka thënë  se për çështje të rëndësishme të shtetit Qeveria nuk ka të drejtë të vendosë.

Sipas tij, për Asociacionin dhe Demarkacionin duhet ta thonë mendimin e tyre qytetarët nëpërmjet referendumit ose zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lekaj e konsideron kushtëzim kërkesat e opozitës karshi pushtetit. Ai ka folur edhe për paraqitjen e tij të hënën në polici.

Lekaj ka treguar se ishte ftuar nga policia për veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës, por pastaj është liruar me procedurë të rregullt. /RadioRinia/