Home / Teknologji / Lenovo sjell Phab 2 në nëtor të këtij viti!
610201610846am_635_lenovo_phab_2_pro-780x439

Lenovo sjell Phab 2 në nëtor të këtij viti!

Në qershor të këtij viti kompania kineze Lenovo kishte zbuluar fabletin Lenovo Phab 2 që do të jetë pajisja e parë komerciale e projektit të Google, Project Tango.

Ndërsa tani, është bërë e ditur se Lenovo Phab 2 do të lansohet në Amerikë gjatë nëntorit dhe pajisja do të shitet me çmim prej 499 dollarëve.

Kjo pajisje do të debutojë me ekran 6.4 inç Assertive Display i cili posedon rezolucion QHD prej 2560 x 1440 piksel dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 652.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë RAM memorien prej 4GB, hapësirën e brendshme prej 64GB dhe baterinë të kapacitetit 4050 mAh.

Phab 2 pritet të ketë edhe dy kamera, frontalen për ‘selfie’ prej 8MP dhe kamerën në anën tjetër prej 16 MP për video dhe foto./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,