Home / Politika / Limaj: Ka ftuar gjilanasit ti bashkohen Nisma-s
nisma_gjilan

Limaj: Ka ftuar gjilanasit ti bashkohen Nisma-s

Gjilan – Drejtues të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, kryetar i Nisma-s dhe Jakup Krasniqi kryetar i këshillit Kombëtar të Nisma-s, kanë kërkuar mbështetjen e gjilanasve për kandidatët e Nisma, që të ndodhin ndryshimet e domosdoshme për Gjilanin dhe Kosovën, të ndërrohen fytyrat e njëjta që vazhdojnë me premtime edhe pse si mbajnë kurrë ato, ta ndërrojnë pra këtë elitë politike për të ardhur ata që do e sjellin ndryshimin.

Kreu i Nisma-s Fatmir Limaj ka thënë se Gjilani ka mundësi dhe potencial intelektual për të vendosur për ndryshime, edhe për veten edhe për Kosovën dhe i ka ftuar gjilanasit ti bashkohen Nisma-s ti bashkohen kështu mundësisë për ndryshime të nevojshme për Kosovën.

Kërkojn mbështetje për kandidatët e NISMA-s nga Gjilan ( Anila Tusha Kastrati, Selami Ramadani, Valdete Dushica-Bajrami, Musa Selimi,  dhe Bajram Hasani), kreu i Nisma për Kosovën ka kërkuar mbështetje për ta, duke vlerësuar se këta janë politikanët që i duhen Kosovën e me të cilët Kosova do të krenohet pasi do të jenë e ardhmja e politikës së vendit.

Limaj tha se Gjilani ka nevojë për ndryshime e elitës politike të saj, dhe pasi janë lodh me fytyrat e njëjta që 20 vite, ti ndërrojnë ato , të sjellin fytyra të reja që e mbajnë fjalën e ata janë në Nisma, andaj ka ftuar gjilanasit të marrin guximin për të votuar për ndryshim, për të votuar për ndryshim.

Ai tha se të tjerët po vazhdojnë me premtime edhe në këtë fushatë, por se ato i kanë vetëm sa për t’ua grabitur votën qytetarëve gjilanas e harruar pastaj. Çohu Gjilan, merr guximin, voto për ndryshime voto për Nisma, ka thënë Limaj për të shtuar se këto ndryshime mund ti bëjnë kandidatët e Nisma-s që e mbajnë fjalën e jo ata ët njëjtit që vazhdojnë me premtime që si përmbushin.

Limaj ka thënë se Gjilani e Anamorava janë lënë padore, ka munguar zëri i përfaqësuesve të tyre në Kuvend e Qeveri, andaj si mund të votohen po të njëjti që nuk e kanë bërë këtë e tani prapë kërkojnë votën. Ai u ka thënë gjilanasve që kurrfarë borxhi nuk u kanë atyre dhe nuk kanë pse i votojnë, ndërsa u ka rikujtuar disa premtime të parealizuara që i përsërisin në çdo zgjedhje.

Limaj ka kujtuar premtimin që Ferizaj të bëhet me Spital Rajonal e që 15 vite nuk është bërë, pastaj tha se nuk ka lënë kush pa prmetua autostradë n Gjilan, ndërkohë që tha se rruga e gjerë Prishtinë-Shkup, me kthim kah Vitia, është dashtë të ndodh vitin e kaluar por nuk ka ndodh e tan premtohen autostrada, por se sipas tij këto bëhen veç për vota. 
Po ashtu Limaj ka thënë se ka një mesazh edhe për qytetarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, duke iu rikujtuar atyre se kjo qeveri nuk ua hapi zyrën e premtuar.

Ai në fund tha se Gjilanit i duhen ndryshime i duhen kuadro që i ka Nisma, andaj ka ftuar gjilanasit ti mbështesin kandidatët e Gjilanit që i ka Nisma sepse ata vërtetë do të jenë zëri i tyre , ata e mbajnë fjalën.

Jakup Krasniqi kerkoj mbështetje për kandidatët e Nisma-s, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, i cili tha se Nisma është shpresë e re, është besim është mundësi e rrugëtimit për ndryshime, të cilat ndryshime sipas tij i nevojiten Kosovës, sikurse tokës që i nevojitet uji, apo jetës ajri dhe drita.

Krasniqi tha se me Nisma-n do të ketë zhvillim të demokracisë, të vendit, depolitizim të institucioneve dhe mirëqenie për qytetarin, andaj ka ftuar të gjithë me 8 qershor të dalin në votime për të sjellë ndryshimin e duhur për Kosovën.

Edhe kandidatët e Gjilanit thanë se e duna mbështetjen e qytetarit për ndryshime për ti përfaqësuar ata denjësisht sepse janë ata që e mbajnë fjalën dhe nuk e mashtrojnë qytetarin si të tjerët. /RadioRINIA/