Home / Politika / Limaj nuk e pohon e as mohon koalicionin me PDK-në
timthumb

Limaj nuk e pohon e as mohon koalicionin me PDK-në

NISMA për Kosovën do të jetë grupacioni politik më i ri i cili do të hyjë në Parlamentin e Kosovës. Deri më tani sondazhet dhe numërimi i votave nga KQZ këtë subjekt të porsaformuar e radhitin të 5-in në nivel vendi me 5.3 përqind të votave apo diku rreth 6 apo 7 deputet.

Fatmir Limaj kryetar i kësaj partie në një konferencë për shtyp ka thënë se pas një punë kolosale qëllimi dhe objektivi i këtij subjekti është arritur.

Duke falënderur të gjithë ata që punuan dhe votuan për NISMA-në, Limaj ka shtuar se grupacioni i tij politik do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve në parlamentin e Kosovës.

“Gëzohem që në konferencën e parë për medie NISMA mund të thotë se në këto zgjedhje ka arritur objektivat e saj. Falënderoj të gjithë anëtarët e simpatizantët dhe votuesit që e bënë të mundur këtë gjë”, ka thënë Limaj, i cili më pas ka shtuar. “Për tre muaj kemi arritur të shtrihemi, të konsolidohemi dhe të futemi fuqishëm në skenën politike kosovare. Tani Kosova do të ketë një tjetër grupacion parlamentar të quajtur NISMA për Kosovën, e cila do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës”.

I pyetur nga mediet se tani pasi që kanë kaluar pragun zgjedhore a do të futen në ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e parë PDK, Limaj ka thënë se do të presin në certifikimin e plotë të rezultateve para se të marrin një vendim, mirëpo ka shtuar se NISMA do jetë vota e ndryshimit dhe si e tillë do të veproj.

“Qytetari i Kosovës në shumicë ka votuar për ndryshime, besoj e keni të qartë të gjithë dhe ne përfaqësojmë ndryshimet. Nisma beson fuqishëm që ky vend ka nevojë për ndryshime dhe kjo agjendë dhe ky koncept politik do të vazhdoj. Ne do të presim certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe për momentin nuk e dimë se çfarë koalicione ka njëherë. Çfarë koalicione do të ndërtohen, kush do t’i ofroj ato dhe mbi bazën e tyre do të japim edhe një përgjigje”, ka përfunduar Limaj./RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,