Home / Politika / Llashtica, asnjë votë jabangjinjëve!
llashtica

Llashtica, asnjë votë jabangjinjëve!

Gjilan – Me një minutë heshtje për humbjen e dy aktivistëve të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar tubimi të cilin e kanë organizuar banorët e Llashticës dhe Myqibabës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë pritur sot kryetarin e Lidhjes Demokarike të Kosovës në Gjilan, njeherit kryetar i Komunës Lutfi Haziri së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi dhe pesë kandidatët e kësaj ane të propozuar për Kuvendin e Republikes së Kosovës.

Mbështetësit e shumtë të këtyre fshatrave thanë njëzëri se do t’i lënë pa asnjë votë jabangjinjtë që e sakatuan Kosovën.

Në fjalën e tij, kryetari Lutfi Haziri mes tjerash ka theksuar që vetëm të bashkuar, sic ka qenë cdoherë Llashtica, e të rreshtuar në Lidhjen Demokatrike të Kosovës, mund ta dërgojmë këtë qeverisje të keqe në opozitë.

Ndërsa, tha se lista e fitores është lista e LDK-së në krye me Isa Mustafën dhe kandidatët nga Gjilani janë më të mirët, janë profesionistë, bashkëudhëtar që nga themelimi, të ndershëm, njerëz që e ruajnë kuletën e popullit.

Nga ana e tyre, kandidatët e LDK-së nga Gjilani: Lirije Kajtazi, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, para qindra të pranishmëve kërkuan votën për ndryshimin e madh, për kthesën e madhe historike, për një demokraci, për një shtet ligjorë, ku do të respektohen të drejtat e njeriut  si dhe për lulëzimin e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, rinisë e sportit. /RadioRINIA/

llashtica (1)