Home / Opinione / Lubonja: Viti 2017 do të jetë i zymtë për shqiptarët
lubonja-780x439

Lubonja: Viti 2017 do të jetë i zymtë për shqiptarët

Për analistin Fatos Lubonja, 2016-ta ishte një vit zhgënjimi, ndërsa 2017-ta do jetë edhe më i zymtë, “viti i kaosit total”.

Sipas tij, shqiptarët janë varfëruar gjatë 2016-ës dhe duan të braktisin vendin në masë, ndërsa reformat e qeverisë siç shton ai, nuk kanë pasur ndonjë efekt në jetët e tyre.

“Reforma në drejtësi është një reformë në letër, të tilla kemi bërë që nga ‘91 dhe nuk i kemi zbatuar. Problemi ynë më i madh nuk kanë qenë ligjet, por mënyra si i zbatojmë këto ligje. Nuk duhet një reformë në letër por një reformë se si të jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit”, tha sot ai në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”.

Sipas tij, e keqja më e madhe e shqiptarëve është klasa politike që kemi: “Kemi një klasë politike, rilindësit e famshëm që nuk mendojnë gjë tjetër vetëm si t’ua hedhin këtyre njerëzve. Natë e ditë këtë mendojnë si të mashtrojnë”.

Pikërisht zhgënjimi që ka nga politika e bën të mendojë që edhe 2017-ta nuk do jetë më i mirë: “Nuk mendoj që ka gjasa të jetë më i mirë. Kam frikë se 2017-ta do të jetë viti i kaosit total, është një klasë politike e çmenduar, merimanga e droguar e kam quajtur duke u nisur nga projektet që kanë prezantuar. Rritje taksash këtej, rritje andej dhe se ku i hedhin këto para që vjelin askush se di. Pra, taksa kthehet mbrapsht në formë investimi, por këtu unë shoh një situatë të errët shprese, shoh dëshpërim total dhe rrezikun e një kaosi total”./RadioRINIA/

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,