Home / Lajme / Luta: Lidhja jonë për Gjilanin rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, do të triumfojmë në formë plebishitare në krejt Kosovën
LDK-22-shtator

Luta: Lidhja jonë për Gjilanin rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, do të triumfojmë në formë plebishitare në krejt Kosovën

“Gjilani për Autostradën dhe projektet tjera madhore i ka mobilizuar financat. Ose do të realizohen ose do ta bllokojmë qeverinë në Llabjan”, ka thënë Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka hapur sot fushatën elektorale në mënyrë madhështore me Konventën e madhe programore.

Kandidati i LDK’së për kryetar Komune, Lutfi Haziri, e ka pasur të vështirë të futet në sallë nga masoviteti. Qindra aktivistë e simpatizantë të partisë së Ibrahim Rugovës mbetën jashtë. Në këso raste, ka çka thotë Luta i LDK’së.

“Ju kërkoj falje juve që mbetët jashtë, por nga kjo sallë do të dalim në palestër e n’koftë nevoja edhe në stadium”, tha Haziri, përderisa ka folur për problemet që kanë hasur njerëzit e LDK’së në disa etapa.

“Kur të tejrët na kanë lënë neve vetë, ju rugovistët keni i qenë ata që na keni ndihmuar të rikthehemi dhe të ringjallemi si fenksi për mbajtur nacionalizmin politik e kombëtar dhe do ta mabjmë gjallë deri sa të jetë jeta. Ju nuk na keni lënë me gabu dhe e kemi ecur këtë rrugë të lavishme së bashku me ju, duke e ndarë të mirën e të keqen, e duke ndarë sofën bashkë. I falënderoj ata që nuk janë sot e që na kanë lënë trashëgiminë e madhe: familjen e Mulla Idriz Gjitlanit, Agim Ramadanit, Ibrahim Uruqit, Pajazit Ahmetit, Alban Ajetit çdo heroi, dëshmori e martiri. Përveç tjeash, ata na lanë trashëgimi lirinë”, tha Haziri.

Nga kjo sallë, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit ka përcjellë selame për rivalët.

“Me këtë masovitet, ju e dëshmuat se për të tjerët nuk ka vend në Gjilan. Ma mirë me i thanë bacit rri në Prishtinë e leje rrotacionin atje sepse gilanasit nuk lejojnë të mashtrohen”, tha ai, duke shtuar se gjialnasit nuk e lejojnë krimin, korrupsionin e nepotizmin.

Haziri ka falënderuar mërgimtarët për kontributin e madh që e kanë dhënë për Gjilanin dhe për LDK’në, përderisa pohoi se përkrahësit e tij dhe të partisë, përveç tyre, janë edhe veteranët e luftës, çdo punëtor dhe i papunë, mësues, inxhiener, mjek, gra e burra, të rinjë e të reja, pleq e plaka.

“Ne jemi falënderues për të gjithë, i falënderohemi Zotit dhe familjeve tona. I falënderohemi edhe LDK’së që na e riktheu dinjitetin si popull, e rrjedhimisht na e dha sovranitetin dhe Republikën”, pohoi i pari i gjilanasve.

Duke folur për punën që e ka bërë për katër vite në të gjitha resoret, Lutfi Haziri theksoi se është kënaqësi të shkosh në cdo fshat e vendbanim të Gjilanit për t’i parë punët e mira.

“Ne e ndryshuam “Lagjen e Vishnjeve” me investime në infrastrukturë, e i ndryshuam lagjet e fshatrat tjerë. Sot, familja gjilanase është forcuar me subvencionet që i kemi dhënë për bujqësinë. Mësuesit sot kanë kushte më të mira për punë dhe nxënësit e Gjilanit po shkëlqejnë në gara kombëtare e ndërkombëtare. E kemi rritur numrin e mjekëve dhe kemi investuar jashtëzakonisht shumë në shëndetësinë primare. 45 familje i kemi bërë me kulm mbi kokë. Kanë nevojë 20 familje për t’i bërë me shtëpi dhe do t’i bëjmë”, ka thënë kryetari Haziri para simpatizantëve.

Duke folur për investime e mëdha në të ardhmen, kreu i Gjilanit theksoi se kanë mobilizuar miliona euro për përfundimin e kanalizimeve, për të shtuar se gjatë mandatit të ri do të ndërtohen edhe dy hyrje-daljet e qytetit, çerdhe të reja për fëmijë, sikur edhe projekti i shekullit për Gjilanin, autostrada Gjilan-Prishtinë.

“Gjilani për Autostradën dhe projektet tjera madhore i ka mobilizuar financat. Ose do të realizohen ose do ta bllokojmë qeverinë në Llabjan”, tha ai.

Për listën e LDK’së për Asamble Komunale, i pari i LDK’së në Gjilan tha se ka harmoni të gjenratave, grupmoshave, harmoni të përfaqësimit.

”Janë profesionistë të vërtetë, është listë e pastër si loti. Janë tri gjenerata të LDK’së në këtë listë. Kërkush këtë privilegj nuk e ka”, tha.

“Tradita e lidhjes sonë për Gjilanin dhe Kosovën rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, që garanton luftë kundër çdo lloj krimi, korrupisioni e nepotizmi. Lidhja e Ibrahim Rugovës nuk shuhet kurrë. Me jemi njerëz me besim në Zot, familje e atdhe, do të dalë faqebardhë më 22 tetor”, ka përfunduar fjalën e tij, kandidati për Gjilanin, Lutfi Haziri.

 Tubimin e kanë përshëndetur edhe Lirije kajtazi, Fatmir Rexhepi dhe Faton Bislimi, të cilët theksuan se fitorja e kryetarit Haziri dhe e LDK’së do të jetë madhështore më 22 tetor.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,