Home / Fushata Zgjedhore / Luta premton ndërtimin e parkut më të madh të Gjilanit në “Livadhet e Arapit”
qendra

Luta premton ndërtimin e parkut më të madh të Gjilanit në “Livadhet e Arapit”

Lagjja “Qendra”, me anë të një tubimi madhështor të organoizuar dje, treguan se kjo pjesë dhe i tërë Gjilani po i jep mbështetje enorme vizionit të Lutfi Haziri për zhvillimin e qytetit të demokracisë.

“Në duam një vend më prosperues, një Gjilan me zhvillim ekonomik, një vend me mundësi të barabarta për të gjithë. Fitorja e madhe është shumë afër. Me Lutën katër plus”, thanë ata njëzëri.

E, Luta, përpos falenderimit të pafund, tha se ky tubimi është mesazhi më i mirë për partitë rivale.

“Partitë tjera do të ishin shumë të lumtur nëse e kishin mbajtur një tubim të tillë me krejt Gjilanin. Ky tubim, i një lagjeje, është mesazhi më i mirë se me 22 tetor do ta kryejmë punën, në mënyrë që t’i vazhdojmë punët e hajrit për qytetin tonë”, tha Haziri.

Kryetari Haziri tha se do të punojnë që Gjilanin ta bëjnë qendren më të madhe ekonomike, pas asaj kulturore e sportive, ndërkaq ka përmendur faktin që projekti i lumit “Mirusha” tashmë vec po përnfundohet.

“Në lagjen Qendra, përveç që jemi duke e çliruar qytetin prej ngulfatjes dhe aromës së keqe të “Mirushës”, jemi duke e ndërtuar edhe një shetitore, e cila do të përfundoj së shpejti. Do të krijojmë hapësirë më të mirë për qytetarët duke e rrënuar ish-objekti e Ekzekutivit dhe një pjese të ish-ndërtesës së burgut, ndërsa një pjesë do ta ruajmë me kërkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politik. Po ashtu, jemi në proces të fillimit të rindërtimit të Stadiumit të Qytetit, sipas standardeve të FIFA dhe UEFA”, ka deklaruar Haziri.

I pari i gjilanasve ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do ta ndërtojnë parkun më të madh të qytetit në “Livadhet e Arapit”.

“Në pjesen e “Deremahallës”, do të ndërtohet parku më i madh i qytetit pikërisht në “Livadhet e Arapit”, pastaj me kërkesë të shoqatës së Shurdhmemecëve do ta ndërtojmë një park në qendër”, ka nënvizuar Luta.

Në tubim janë prezantuar kandidatët për asamble komunale, Mirvete Hoxha, Teuta Suliqi, Arta Ramadani dhe Vineta Shaqiri.

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,