Home / Politika / Luta: Sot nuk dihet ku është burgu, ku spitali e ku drejtësia!
luta_gjilan

Luta: Sot nuk dihet ku është burgu, ku spitali e ku drejtësia!

Gjilan – Pesë kandidatët për deputet nga Lidhja Demkoratike e Kosovës në Gjilan, kanë marrë sot mbështetje të fuqishme nga banorët e lagjes së “Deramahallë” (VI/1) dhe rrugës “Mulla Idrizi” (VI/2) për zgjedhjet e 8 qershorit.

Në këtë tubim ishte i pranishëm kryetari i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri, Kryetarja e Forumit te Gruas së LDK-së në Gjilan znj.Valentina Bunjaku Rexhepi si dhe pesë kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në fjalën e tij, kryetari i LDK-së në Gjilan, i cili fitoi besimin e gjilanasve në mënyrë plebishitare, tha se është i sigurt që gjilanasit do të votojnë për kandidatët e frymës rugoviane, të cilës i prinë suksesshëm kryeministri i ardhshëm Isa Mustafa.

“Kryeministri në ikje dje nuk donte të identifikohej me kandidatët e tij, ndërsa ne e kemi të kundërtën, i prezantojmë tanët me krenari. Jam i sigurtë që këto pak ditë që kanë mbetur, ashtu qysh e ndërruat Gjilanin për të mirë, ju do të votoni për ta ndërruar edhe Kosovën për t’mirë. Shihni sa është degraduar komuna jonë, shteti jonë. Komuna jonë është trajtuar si mos me qenë në hartën e Kosovës. Por, jam i bindur që nesër do të jetë një mbështetje masive nga ana e juaj në tubimin madhështorë. Këta kandidat do të luftojnë në parlament me marrë buxhet, me e ndërtu autostradën që e përfshinë edhe Gjilanin dhe Kamenicën.”, tha Haziri.

Aq shumë ka degraduar shteti, tha Haziri, për të shtuar se sot “sot nuk dihet ku është burgu, ku spitali e ku drejtësia”.

“Kjo qeveri i harroi gjysmë milioni banorë të Anamoravës, duke mos investuar asgjë. Ky vend është më i izoluari në Evropë. Cdo vend mik i Kosovës ka filluar me na pa si njerëz që merren me krim. Nuk dihet ku është burgu, ku është spitali, e ku është drejtësia. Por, me qeverisjen e LDK-së imazhi i Kosovës do të ndryshohet, do të jetë pozitiv dhe Gjilanit do t’i kthehet kujdesi. Besoj që edhe kësaj herë qytetarët e Gjilanit do të peshojnë rëndë”, tha Haziri.

Ndërsa, mesazhe të fuqishme kanë dhënë edhe pesë kandidatët për deputet nga Gjilani.

“Faleminderit që me aq vrull iu keni qasur ndryshimeve. Rrëfimi bëhet i plotë me zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe ky zhvillim vie duke e votuar LDK-së për ta bërë kthesën e madhe. E dimë se nuk është ajo Kosovë që e dëshirojmë sepse ka dështuar zbatimin i ligjit e i drejtësisë. Kjo qeverisje e keqe na ka prishur edhe me miqtë tanë dhe e di që na duhet tepër mund për ta përmirësuar këtë të keqe. Me programin për zhvillim të LDK-së, secili do ta ketë jetesën më mirë. Ata kanë lujt me bukën dhe me dinjitetin e njerëzve dhe këtë duhet ta ndërpresim”, tha kandidatja Lirije Kajtazi.

”Kur jam para elektoratit të këtyre dy nëndegëve e kam një nostalgji sepse pikërisht këto nëndegë e kanë nisur aktivitetin e LDK-së. Pas fitores së madhe në lokale, tash jemi para sfidës tjetër. LDK ka program për zgjidhjen e problemeve edhe sociale, ekonomike, të arsimit shëndetësisë etj. Duke i votuar kandidatët tuaj, ju do ta zhvilloni Gjilanin”, është shprehur z. Murat Hoxha.

“Jam krenar sepse më ka nderuar LDK duke më propozuar për deputet. Jam krenar edhe për aktivitetin që e kemi pasur bashkë për 25 vjet. Ne, përmes punës tonë do ta zbatojmë ligjin. Parlamentin dëshirojmë ta bëjmë ne, sepse ne jo vetëm që mundemi, por ne dimë dhe ia dalim. Ne do të japim llogari para jushë. Ne jemi ushtarë të paqes dhe tri fjalët e arta Liri Pavarësi dhe Demokraci na takojnë neve –  LDK-së”, tha Naim Behluli.

“E rikthyem Gjilanin dhe me shembullin e Gjilanit, më 8 qershor do ta kthejmë edhe Kosovën në rrugën e zhvillimit, në rrugën e mirësisë, me atë që na la trashëgim Presidenti Rugova. Është në pyetje Kosova, është në pyetje Gjilani dhe e di që ju do t’i votoni kandidatët e LDK-së nga Gjilani, të cilët do t’ju përfaqësojnë denjësisht në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë nga ana e tij Sabit Rrustemi.

“Me besim të plotë po nga kjo zonë e qytetit do të filloj marshimi i ri drejt fitores së re, drejt demokracisë, drejt zhvillimit. Gjilani është fituar dhe rendi është që të fitohet edhe Kosova. Të gjithë së bashku duhet t’i themi jo kësaj qeverisje në largim dhe të vendosim për zhvillimin dhe prosperitetin. Gjilani hyn n’gjynah nëse i voton ata që qeverisen keq për 6 vjet. Neve na duhet përkrahja e juaj, vota e Anamoravës dhe krejt Kosovës që të shkojmë në Parlament, të punojmë pa hile dhe ta bëjmë Gjilanin dhe Anamoravën duke i realizuar projektet e mëdha në të mirë të qytetarëve”, tha kandidati Fatmir Rexhepi. /RadioRINIA/

Friend: opera mini cho dien thoai,zalo apk,tai zalo,tai chplay,