Home / Lajme / Lutfi Haziri, mban takim me përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve të LDK-së dega në Gjilan
ldk

Lutfi Haziri, mban takim me përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve të LDK-së dega në Gjilan

Pas takimit me kryesinë e degës, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve.

Kryetari Haziri, duke folur lidhur me situatën në nivel nacional, ka njoftuar strukturat se LDK është unike dhe po punon që në rast të dështimit të të tjerëve të merr mandatin për krijimin e qeverisë, ai ka thënë se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK nuk ka lënë vend për tu krijuar vakum institucional. Njëherit kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që ti japim rëndës projekteve që ndikojn në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë.

Po ashtu, deri në hapjen zyrtare të fushatës, janë përcaktuar të gjitha detyrat, përfshirë grupet punuese për daljen në terren me qëllim të punës me strukturat e partisë në nivel të nëndegëve si dhe është vendosur që më 21 dhe 22 gusht të mbahet kuvendi dy ditor i degës, kuvendi do të ketë karakter pune, ku do mbahen seanca sektoriale me qëllim të nxjerrjes së një programi sa më përfshirës, ka thënë Kryetari Haziri.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar në nivel qendror, ka thënë se ai do t`i prijë procesit të fitores i sigurtë që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e rradhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multimilionëshe për Gjilanin e zhvilluar, Gjilanin e gjilanasëve.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk kemi me leju me u shembë kjo”, tha Haziri.

lt