Home / Fushata Zgjedhore / Lutfi Haziri takon taksistët e kompanisë “Shaqa”
3

Lutfi Haziri takon taksistët e kompanisë “Shaqa”

Kandidati i Lidhjes për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar në mbrëmje tasistët e kompanisë “Shaqa”.

 Pronari i këtij biznesi, Haki Shaqiri, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe respektin që ka treguar duke i takuar taksistët, sikur që e ka përgëzuar për punën gjatë katër viteve.

 Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka informuar taksistët për projektet e mëdha infrastrukturore, ndërkaq ka premtuar vendparkingje për të operuar suksesshëm.

 “Po ju konfirmoj se jemi duke punuar në hapjen e korridoreve dhe ndërtimin e infrastrukturës në rrugët e qytetit. Hyrje-daljen Gjilan-Bujanoc tashmë e kemi përfunduar, ndërkaq atë Gjilan-Livoç i Ulët jemi duke e bërë. Jemi në prag të nënshkrimit të kontratës dhe do të filloj puna në ndërtimin e rrugës katër korsi nga tuneli e deri tek penda e Livoçit të Epërm. Po ashtu, ne do të bëjmë vendparkingje sa më të mira për taksistët, në mënyrë që t’ua lehtësojmë sa më shumë punën”, ka deklaruar Haziri.

 Haziri tha se kjo kompani është storie e suksesit, duke krijuar qindra vende pune dhe duke u mundësuar qytetarëve që t’i mbajnë familjet e tyre.

Hapsire e sponsorizuar nga LDK .

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,