Home / Fushata Zgjedhore / LVV: Gjilani me Sami Kurteshin edhe VV-në !
vv

LVV: Gjilani me Sami Kurteshin edhe VV-në !

Të shtunën ishte ditë e ftohët dhe me borë. Qendra e VV-së në Gjilan ishte mbushur përplot veprimtarë, të rinjë e të reja. Kishte edhe të moshuar, gra e burra të cilët assesi nuk i zinin lokalet e VV-së. Shumë të tjerë qëndronin në këmbë, përballë zyrave. Këtë vrull rinor dhe këtë zjarr shpirtëror për ta sjellur ndryshimin në Gjilan, nuk mund ta shuante as shiu, as të ftohtit, e as dëbora që binte pa u ndalur. Kjo është Lëvizja e madhe, e gjakut të kuq rinor.
Kjo është Vetëvendosja e fitores në Gjilan që nuk mund ta ndalë asnjë stuhi, asnjë djallëzi e asnjë shpifje e ulët e njerëzve të dëshpëruar që tashmë janë përfshirë nga ethet e humbjes së sigurt. Kishin ardhur ta prisnin, kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, Sami Kurteshin, i cili erdhi bashkë me deputetin dhe njeriun e dashur me zemër nga gjithë populli, ikonën e politikës në Kosovë, Albin Kurtin. Njeriun më të dijshëm dhe më të votuar nga qytetarët e vendit tonë që me padurim po e pret ndryshimin e madh me Lëvizjen Vetëvendosje. 

Erdhi Albini, i përshëndeti të gjithë me mendje e zemër dhe pa vonuar shumë, u radhitën të ecnin qendrës së qytetit. Rreshti i fitores ishte i gjatë dhe i pafund. Në ballë u printe Albin Kurti, përkrah me Sami Kurteshin, kryetaren e Qendrës së VV-së, Besa Baftiun. Te tretë të rrethuar nga kandidatët për asamblenë komunale të cilët gjatë ecjes, kontaktonin me qytetarë, bisedonin me ta dhe ua jepnin programin. Kudo mirëkuptim, qeshje e optimizëm për fitoren e sigurt. Vargun e gjatë të veprimtarëve e simpatizantëve të VV-së, nuk mund ta pengonte as shiu, as dëbora, e as të ftohtit që mbretëroi përgjatë gjithë ditës. Vizita të shumta, takime e shpalosje të njëzet zotimeve të VV-së dhe kryetarit të ardhshëm, Sami Kurteshi për një Gjilan ndryshe nga ky i sotmi të cilin e ka përfshirë kaosi, nepotizmi, borxhet e mëdha « deri në fyt » të trashëguara nga Huta deri te Luta, që e kanë ngulfatur zhvillimin ekonomik, kulturor e sportiv të Gjilanit. Mbi të gjitha, tashmë është instaluar logjika e mbrapsht e mashtrimit dhe e premtimeve të kota në çdo segment të jetës. Të gjitha këto bashkë, kanë humbur besimin dhe shpresën për një perspektivë në komunën e Gjilanit, e cila dikur radhitej ndër komunat më të industrializuara të Kosovës.

Deti i madh i gruas gjilanase me VV-në dhe Sami Kurteshin

Në ora 17-të, mbahet tubimi i madh me gratë gjilanase në sallën e teatrit të qytetit. Ishte një det i tërë me gra e vajza që ia kishin mësyer këtij tubimi. Nuk i ndalte asnjë pengesë që të vinin grupe-grupe nga të katër anët. Salla ishte mbushur përplot, shumë prej tyre rrinin në këmbë, ndërkaq të tjerat në korridor dëgjonin me kujdes fjalimet e deputeteve, Besa Baftiu, Donika Kada, Fitore Pacolli dhe Nazlije Bala nga Sekretariati i gruas së VV. Në sallë mbretëronte atmosferë festive, duartrokitje e brohoritje për fitore. Në këtë atmosferë, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi shpalosi zotimet e qeverisjes së re për Gjilanin. Në qendër të vëmendjes pozita e gruas gjilanase, përparësitë për avancimin e saj në të gjitha fushat e jetës. Pastaj zotimi për zhvillimi ekonomik, arsimor, kulturor e sportive dhe prezantimi i kandidateve për asambleiste. Gratë më të zgjedhura, më kompetente e më të vendosura për ndërtimin e Gjilanit. Lëvizja Vetëvendosje nuk premton, por zotohet me mendje e me zemër për ndryshimin e gjendjes së vështirë ekonomike, për rikthimin e drejtësisë, shpresës dhe perspektivës për të jetuar me dinjitet në Gjilanin tonë.

Sa më afër ditës së zgjedhjeve, aq më e sigurt po bëhet fitorja e VV-së dhe Sami Kurteshit, kryetar. Këtë fitore po e sjellë puna e madhe vetëmohuese e VV-së, programi i saj i shpresës dhe fjala e dhënë e besës nga Sami Kurteshi për një Gjilan të zhvilluar dhe evropian, ku do të zbatohet drejtësia, barazia dhe ligji i njëjtë për të gjithë. Urime fitorja, pra ka shkruar Ismet Rashiti nga zyra për informim e LVV dega në Gjilan.

Hapsirë e sponsorizuar

 

Friend: loi bai hat,solar movie,games for girls,