Home / Politika / LVV: Isë & Hashim, Urime 1 Prilli, dita juaj
00_12_14595098411926861473

LVV: Isë & Hashim, Urime 1 Prilli, dita juaj

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar sot një aksion simbolik para Teatrit Kombëtar me rastin e 1 Prillit, Ditës së Gënjeshtrave. Aktivistët e VV-së kanë shpalosur para ndërtesës së qeverisë së Kosovës siç kanë thënë nëntë rrenat e Hashim Thaçit dhe nëntë rrenat e Isa Mustafës,

Përmes një komunikatë të tyre kjo Lëvizje shprehet:

“Qeveritarët tanë, kanë zgjedhur ta injorojnë e shpërfillin popullin e tyre. Kërkesat e qytetarëve e pakënaqësitë e tyre hasin në vesh të shurdhër sa herë i drejtohen Qeverisë. Kurse, të vetmin komunikim që e kanë ndërtuar ata me popullin është përmes rrenës.

Përmirësimi i jetës së qytetarëve e politikat zhvillimore, janë në agjendën e këtij pushteti vetëm kur rrejnë publikisht. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi erdhën në pushtet duke premtuar 120.000 vende të reja të punës nëjri, e 200.000 të tilla tjetri; premtuan dyfishim të buxhetit në shëndetësi; liberalizim të vizave; e çka jo tjetër.

Krejt çka bënë ata pas marrjes së pushtetit, është themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së; marrëveshja për “Zajednicën”; marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi që ia humb mijëra hektarë tokë Kosovës; si dhe projekte të ngjashme që rrezikojnë sovranitetin e vendit, shkatërrojnë ekonominë si dhe kërcënojnë me thellim të varfërisë në Kosovë.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi po e vazhdojnë qeverisjen e tyre kriminale në shërbim të interesave të tyre personale e grupe, dhe kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit tonë. Ata deklaruan edhe që “Zajednica” është në përputhje të plotë më Kushtetutën, por i demantoi vetë Gjykata Kushtetuese.

Pra, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, erdhën në pushtet përmes rrenave, dhe po e vazhdojnë qeverisjen e tyre përmes rrenave. Prandaj, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot shpërfaqën edhe një herë 18 nga rrenat më të mëdha publike të Mustafës dhe Thaçit, 9 të njërit dhe 9 të tjetrit, për të shënuar kështu 1 Prillin – Ditën e Isës dhe Hashimit?/RadioRinia/